BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 56
  • Sulmet me armë po tronditin botën—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sulmet me armë po tronditin botën—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Fundi i dhunës
  • Viti 2022: vit kaotik—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Temperatura rekord në mbarë botën—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Sulm me armë zjarri në shkollë—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Dhuna mbaron përfundimisht: Si?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 56
Në një mur me tulla shihet hija e një personi që drejton një armë.

QËNDRONI VIGJILENTË!

Sulmet me armë po tronditin botën—Çfarë thotë Bibla?

PËRDITËSUAR më 27 prill 2023

Sulmet e tmerrshme me armë vazhdojnë të shkaktojnë plagë të thella për shumë veta anekënd botës. Ja vetëm disa nga rastet e fundit.

  • «Çdo vit, në SHBA po arrihet një shifër rekord e vrasjeve në masë, ku thuajse çdo javë ndodh një tragjedi e tillë.»—21 prill 2023, The Guardian.

  • «Dhjetë pjesëtarë të një familjeje, ndër ta shtatë femra dhe një djalë 13-vjeçar, u vranë gjatë një sulmi masiv me armë në një shtëpi në Afrikën e Jugut.»—21 prill 2023, AP News.

  • «Në Gjermani, një burrë i armatosur qëlloi për vdekje gjashtë veta para se të vriste veten në një vend adhurimi të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg.»—10 mars 2023, Reuters.

Bibla u ofron ngushëllim atyre që po vuajnë për shkak të ngjarjeve të tilla tragjike. Shih këtë video që tregon një histori reale Dezhaneiro Braun: E dërrmuar, por jo pa shpresë.

Gjithashtu, Bibla na ndihmon të kuptojmë pse ndodhin këto tragjedi të tmerrshme. Për të mësuar më shumë për këtë temë, shih videon Pse i lejon Perëndia vuajtjet?

Gjatë korrikut 2022, në tërë botën ka pasur sulme shokuese me armë:

  • «Vrasja e politikanit të mirënjohur të Japonisë [ish-kryeministrit Shinzo Abe] tronditi vendin dhe shokoi njerëzit në mbarë botën, sidomos duke pasur parasysh nivelet e ulëta të krimeve të dhunshme në vend dhe ligjet strikte për armët.»—10 korrik 2022, The Japan Times.

  • «Populli i Danimarkës u trondit kur një person i armatosur vrau tre veta në një qendër tregtare të Kopenhagës.»—4 korrik 2022, Reuters.

  • «Afrika e Jugut: 15 veta vdiqën pasi disa persona të armatosur hapën zjarr në një lokal në qytezën e Sovetos.»—10 korrik 2022, The Guardian.

  • «Mbi 220 njerëz u qëlluan me armë dhe vdiqën në SHBA gjatë fundjavës së festës kombëtare të 4 korrikut.»—5 korrik 2022, CBS News.

A kemi ndonjë arsye për të besuar se dhuna do të marrë fund? Çfarë thotë Bibla?

Fundi i dhunës

Bibla e përshkruan kohën tonë si «ditët e fundit», një periudhë kur njerëzit do të kryenin akte brutale, të egra e mizore. (2 Timoteut 3:1, 3) Akte të tilla të dhunshme do t’u kallnin frikën njerëzve. (Luka 21:11) Megjithatë, Bibla premton se dhuna do të marrë fund së shpejti dhe «populli . . . do të banojë në një vend paqësor, në banesa të sigurta e në vende të qeta». (Isaia 32:18) Si do të marrë fund dhuna?

Perëndia do t’i zhdukë të ligjtë dhe do t’i shkatërrojë të gjitha armët

  • «Të ligjtë do të shfarosen nga toka.»—Proverbat 2:22.

  • «Luftërat anembanë tokës [Zoti] i shuan; harqet i thyen dhe heshtat i bën copë-copë; karrocat e luftës i bën shkrumb e hi.»—Psalmi 46:9.

Perëndia do të eliminojë shkaqet e akteve të dhunshme, duke i mësuar njerëzit të jenë paqësorë

  • «Askush nuk do të bëjë asnjë dëm dhe nuk do të prishë asgjë në tërë malin tim të shenjtë, sepse njohuria për Jehovain do të vërshojë në tokën mbarë, ashtu si ujërat mbushin detin.»—Isaia 11:9.

  • Që tani, Perëndia po i mëson njerëzit të heqin dorë nga dhuna e armët dhe «t’i shndërrojnë shpatat në plore dhe heshtat në kiza për krasitje».—Mikea 4:3.

Që të mësosh më shumë për premtimin e Biblës për një botë ku nuk do të ekzistojë frika, lexo artikullin «Të çliruar nga frika: A është e mundur?»

Që të mësosh më shumë se si do të marrë fund njëherë e mirë dhuna, lexo artikullin «Më në fund paqe në tokë!»

Gjatë muajve korrik e gusht 2022, Dëshmitarët e Jehovait në tërë botën po nxjerrin dobi nga Kongresi Rajonal me temë «Ndiqni udhën e paqes!», i cili po mbahet virtualisht. Parimet nga Bibla që diskutohen në program, mund t’ju ndihmojnë të shijoni paqe sot dhe në të ardhmen. Ju ftojmë ta shihni programin.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo