BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • mrt artikulli 60
  • Thatësirat ekstreme—Çfarë thotë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Thatësirat ekstreme—Çfarë thotë Bibla?
  • Tema të tjera
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Thatësirat dhe profecitë e Biblës
  • Pse po përkeqësohen thatësirat
  • A ka shpresë për të ardhmen?
  • Viti 2022: vit kaotik—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Ndryshimet e klimës dhe e ardhmja jonë—Çfarë thotë Bibla
    Tema të tjera
  • Temperatura rekord në mbarë botën—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
  • Toka po rrënohet—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Tema të tjera
mrt artikulli 60
Tokë e zhuritur nga thatësira ku ka mbijetuar vetëm një bimë.

Brais Seara/​Moment via Getty Images

QËNDRONI VIGJILENTË!

Thatësirat ekstreme—Çfarë thotë Bibla?

  • «Kina raporton valën ‘më të rëndë’ të të nxehtit dhe verën e tretë më të thatë të regjistruar ndonjëherë.»—The Guardian, 7 shtator 2022.

  • «Sipas parashikimeve, një pjesë e Afrikës do të goditet nga thatësira të tmerrshme për të pestin vit radhazi.»—UN News, 26 gusht 2022.

  • «Dy të tretat e Evropës rrezikon të vuajë nga thatësira, që ka shumë të ngjarë të jetë më e rënda në 500 vitet e fundit.»—BBC News, 23 gusht 2022.

Mjaft ekspertë parashikojnë se thatësira të tilla do të vazhdojnë e madje do të përkeqësohen. A mund të shpresojmë për një të ardhme më të mirë? Çfarë thotë Bibla?

Thatësirat dhe profecitë e Biblës

Bibla paratha se në kohën tonë:

  • «Do të ketë mungesa ushqimi . . . nga njëri vend në tjetrin.»—Mateu 24:7.

Shpesh, thatësirat sjellin mungesa ushqimi. Mungesa e ushqimit, si edhe vuajtjet e vdekjet që shkakton ajo, përmbushin profecitë e Biblës.—Zbulesa 6:6, 8.

Pse po përkeqësohen thatësirat

Bibla zbulon një arsye kryesore pse po përjetojmë thatësira gjithnjë e më të rënda. Ajo thotë:

  • «Njeriut që ecën, nuk i takon as të drejtojë hapat e tij.»—Jeremia 10:23.

Kjo do të thotë se njerëzit nuk mund ‘t’i drejtojnë hapat e tyre’ me sukses, pra të vetëqeverisen. Shpesh, keqmenaxhimi shkakton thatësira dhe mungesa uji.

  • Shumica e shkencëtarëve janë dakord se aktiviteti i njeriut ka çuar në ngrohje globale, e cila ka sjellë si pasojë gjithnjë e më shumë thatësira në mbarë botën.

  • Lakmia dhe politikat dritëshkurtra shkaktojnë shpyllëzim, ndotje dhe keqpërdorim të burimeve natyrore, duke vënë në rrezik burimet e çmuara të ujit.

Pavarësisht nga këto, Bibla na jep shpresë.

A ka shpresë për të ardhmen?

Bibla premton se Zoti do ta zgjidhë krizën aktuale të ujit. Si?

  1. 1. Perëndia ‘do të shkatërrojë ata që shkatërrojnë tokën’. (Zbulesa 11:18) Ai do të zhdukë një nga shkaqet e mungesës së ujit—njerëzit e ligj e lakmitarë që dëmtojnë mjedisin.—2 Timoteut 3:1, 2.

  2. 2. «Toka e zhuritur do të kthehet në pellg me kallamishte.» (Isaia 35:1, 6, 7) Zoti do të zhbëjë dëmin që kanë shkaktuar thatësirat dhe do ta kthejë planetin tonë në një parajsë të mirujitur.

  3. 3. «Ti kujdesesh për tokën, e bën të frytshme e shumë të begatë.» (Psalmi 65:9) Me bekimin e Perëndisë, toka do të sigurojë me bollëk ushqim të mirë dhe ujë të pastër për të gjithë.

Për të mësuar më shumë se si ndryshimi i klimës përmbush profecitë e Biblës, lexo artikullin «Ndryshimet e klimës dhe e ardhmja jonë—Çfarë thotë Bibla.»

Që të zbulosh më shumë për shpresën e Biblës për të ardhmen, lexo artikullin «Kush do ta shpëtojë Planetin tokë?»

Që të shohësh si mund të të ndihmojë Bibla të përballosh vështirësitë që sjell moti ekstrem, lexo artikullin «A mund të të ndihmojë Bibla kur përballesh me motin ekstrem?»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo