Luftoje vetminë duke lidhur miqësi—Si mund të të ndihmojë Bibla?
Në vitin 2023, lufta kundër vetmisë u vu në qendër të vëmendjes nga institucionet e shëndetit në mbarë botën. A mund të fitohet kjo luftë?
«Vetmia dhe izolimi përbëjnë kërcënime serioze për shëndetin dhe mirëqenien tonë,—thotë dr. Vivek Mërthi, Këshilltari Kryesor Mjekësor i SHBA-së.—Megjithatë, ne e kemi potencialin për t’iu përgjigjur këtij kërcënimi.» Si? «Duke ndërmarrë hapa të vegjël ditë pas dite për të forcuar miqësitë tona.»a
Vetmia nuk shkaktohet vetëm nga izolimi. Disa mund të ndihen të vetmuar, edhe kur janë mes shumë njerëzve. Cilido qoftë shkaku i vetmisë sonë, Bibla mund të na ndihmojë. Ajo përmban këshilla praktike si të forcojmë miqësitë tona, dhe këto do të na ndihmojnë të mposhtim ndjenjat e vetmisë.
Parime praktike nga Bibla
Ji komunikues i mirë. Kjo nuk do të thotë vetëm të flasësh për ndjenjat e tua, por edhe të jesh dëgjues i mirë. Sa më shumë interes t’u tregosh të tjerëve, aq më të forta do të jenë miqësitë e tua.
Parim nga Bibla: «Mos kërkoni vetëm të mirën tuaj, por edhe të mirën e të tjerëve.»—Filipianëve 2:4, Dom Simon Filipaj.
Zgjero rrethin e miqve. Ji i hapur ndaj mundësisë për të lidhur miqësi me njerëz që janë më të mëdhenj a më të vegjël se ty, ose që kanë prejardhje të ndryshme kulturore a kombëtare.
Parim nga Bibla: «Hapini plotësisht dyert e zemrës.»—2 Korintasve 6:13.
Për më shumë informacion se si të krijosh miqësi të ngushta me të tjerët, lexo artikullin «Të plotësojmë dëshirën e zjarrtë për miqësi».
a Epidemia e vetmisë dhe e izolimit: Raporti zyrtar i Këshilltarit Kryesor Mjekësor të SHBA-së për efektet shëruese të marrëdhënieve sociale dhe të komunitetit, 2023.