BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwfq artikulli 63
  • A janë kundër vaksinimit Dëshmitarët e Jehovait?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A janë kundër vaksinimit Dëshmitarët e Jehovait?
  • Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Material i ngjashëm
  • A pranojnë Dëshmitarët e Jehovait trajtim mjekësor?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Zgjedhja e trajtimit mjekësor: A ka rëndësi?
    Zgjohuni!—2001
  • A pranojnë Dëshmitarët e Jehovait trajtim mjekësor?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Ruaje si sytë e ballit dhuratën e jetës
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
Shih më tepër
Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
ijwfq artikulli 63
Materiale vaksinimi, ndër to një shiringë hipodermike dhe shishe vaksinash.

A janë kundër vaksinimit Dëshmitarët e Jehovait?

Jo. Dëshmitarët e Jehovait nuk janë kundër vaksinimit. Për ne, vaksinimi është çështje personale, për të cilën çdo i krishterë duhet të vendosë vetë. Shumë Dëshmitarë të Jehovait zgjedhin të vaksinohen.

Ne kërkojmë kujdesin më të mirë shëndetësor dhe i vlerësojmë përparimet e shumta të shkencës së mjekësisë që ulin rrezikun e sëmundjeve serioze. Jemi mirënjohës për përkushtimin dhe për tërë punën e palodhur të profesionistëve të shëndetësisë, sidomos në kohë krizash!

Dëshmitarët e Jehovait bashkëpunojnë me autoritetet e shëndetit publik. Për shembull, që kur shpërtheu pandemia COVID-19, Dëshmitarët e Jehovait kanë publikuar vazhdimisht materiale në qindra gjuhë në këtë sit, duke i nxitur njerëzit të respektojnë masat parandaluese të vendit. Në to kanë theksuar sa e rëndësishme është të ruhet distancimi fizik dhe të zbatohen rregullat e vendosura për grumbullimet publike, karantinimin, larjen e duarve dhe mbajtjen e maskave, si edhe të respektohen masat e tjera praktike që kërkojnë ose rekomandojnë autoritetet vendëse.—Romakëve 13:1, 2.

Për dekada me radhë, botimet e Dëshmitarëve të Jehovait kanë theksuar këto parime:

  • Vendimet për shëndetin janë çështje personale.—Galatasve 6:5.

    «[Kjo revistë] nuk rekomandon ndonjë lloj të veçantë mjekimi ose terapie dhe nuk ofron këshilla mjekësore. Synimi i saj është që thjesht të paraqesë fakte, duke ia lënë në dorë lexuesit të gjykojë situatën e tij dhe të marrë vendime.»—Zgjohuni!, 8 shkurt 1987.

    «Nëse ju ose fëmijët tuaj duhet të vaksinoheni apo jo, është një çështje për të cilën duhet të vendosni ju vetë.»—Zgjohuni!, 22 gusht 1965.

  • Ne kërkojmë trajtim mjekësor, sepse e çmojmë jashtë mase jetën.—Veprat 17:28.

    «Dëshmitarët u drejtohen profesionistëve të mjekësisë kur kanë probleme shëndetësore. E duan jetën dhe dëshirojnë të bëjnë gjithçka që është e arsyeshme dhe në përputhje me Biblën për të jetuar sa më gjatë.»—Kulla e Rojës, 1 korrik 1975.

    «Dëshmitarët e Jehovait pranojnë me kënaqësi mjekime dhe trajtim mjekësor. Ata duan të kenë shëndet të mirë dhe jetë të gjatë. Në fakt, ashtu si një i krishterë në shekullin e parë me emrin Luka, disa Dëshmitarë të Jehovait janë mjekë. . . . Pa dyshim që Dëshmitarët e Jehovait e çmojnë punën e palodhur dhe përkushtimin e atyre që sigurojnë kujdes mjekësor. Gjithashtu janë mirënjohës për lehtësimin e dëshiruar nga sëmundja që këta individë japin.»—Kulla e Rojës, 1 shkurt 2011.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo