BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 5
  • Ç’të bëj nëse prindërit po divorcohen?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’të bëj nëse prindërit po divorcohen?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Tri gjëra që duhet të shmangësh
  • Tri gjëra që mund të bësh
  • Përse mami dhe babi u ndanë?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • Katër gjëra që duhet të dish për divorcin
    Zgjohuni!—2010
  • Pse u ndanë babi dhe mami?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • Si ndikon divorci te fëmijët?
    Ndihmë për familjen
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 5
Një adoleshent i trishtuar në mendime, ka larguar sytë nga prindërit që po grinden.

TË RINJTË PYESIN

Ç’të bëj nëse prindërit po divorcohen?

Një nga situatat më stresuese që mund të kalojnë të rinjtë është divorci i prindërve. Si ta përballosh dhimbjen?

Në këtë artikull

  • Tri gjëra që duhet të shmangësh

  • Tri gjëra që mund të bësh

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Tri gjëra që duhet të shmangësh

1. Mos e fajëso veten

«Njëherë mami më tha se gjithë problemet mes saj dhe babit nisën kur linda unë, prandaj në mendjen time isha unë shkaku i dështimit të martesës së tyre.»—Diana.

Mbaj ndër mend: Divorci nuk ka lidhje me ty, por me problemet mes prindërve të tu. As nuk i shkaktove ti problemet e tyre, as nuk mund t’i zgjidhësh ti. Përgjegjësinë që të merren me problemet e tyre martesore e kanë ata.

«Secili do të mbajë ngarkesën e vet.»—Galatasve 6:5.

2. Mos mbaj mëri

«Jam shumë e zemëruar me babin që tradhtoi mamin. Do t’i duhet shumë punë që ta rifitojë besimin tim.»—Riana.

Mbaj ndër mend: Me siguri je i mbushur me zemërim e inat për shkak të gjithçkaje që po ndodh mes prindërve të tu, dhe ke arsye të ndihesh kështu. Por nuk të bën mirë të mbash mëri. Kjo mund të të dëmtojë fizikisht dhe emocionalisht. Prandaj thuhet se të mbash mëri është si të pish helm e të presësh që të helmohet tjetri.a

«Lëre zemërimin dhe largohu nga tërbimi.»—Psalmi 37:8.

3. Mos vër në dyshim potencialin tënd për një martesë të lumtur

«Kam shumë frikë se do të bëj njësoj si babi. Kam frikë se po të martohem e të bëhem me fëmijë, do ta fus veten në të njëjtën situatë që i shtyu prindërit e mi drejt divorcit.»—Xhesika.

Mbaj ndër mend: Fakti që martesa e prindërve të tu dështoi, nuk do të thotë se edhe martesa jote do të dështojë. Në të vërtetë, mund të nxjerrësh mësime me vlerë nga përvoja e prindërve. Për shembull, mund ta kesh më të qartë se cilat tipare duhet të kërkosh te një bashkëshort i mundshëm. Gjithashtu, martesa e pasuksesshme e prindërve të tu mund të të motivojë të zhvillosh cilësi që do të të bëjnë një bashkëshort më të mirë.

«Secili të shqyrtojë veprimet e tij.»—Galatasve 6:4.

Një adoleshent me allçi në këmbë, është ulur mbi divan dhe po përdor laptopin.

Të kapërcesh divorcin e prindërve është si të marrësh veten nga një kockë e thyer. Ajo që është e dhimbshme sot, me kohë do të shërohet

Tri gjëra që mund të bësh

1. Fol me dikë. Njerëzit që i mbajnë përbrenda ndjenjat negative, rrezikojnë të përfshihen në zakone vetëshkatërruese, si abuzimi me alkoolin dhe drogën. Në vend që të marrësh këtë rrugë, provo sugjerimet e mëposhtme:

Fol me prindërit. Nëse një ose të dy prindërit po përpiqen të të përfshijnë në çështjet e tyre, me qetësi e njëkohësisht me vendosmëri, shpjegoju si po ndikon kjo te ti. Nëse e ke të vështirë të flasësh me ta drejtpërdrejt, mund t’i shkruash një letër njërit ose të dyve.

Një adoleshente duke shkruar një letër.

Fol me një mik të besuar. Thjesht prania e dikujt që është gati të të dëgjojë, sjell lehtësim të paparë. Bibla thotë se «miku i vërtetë të do në çdo kohë dhe të bëhet vëlla në ditë të vështira».—Proverbat 17:17.

Fol me Krijuesin. Perëndia Jehova, që është ‘Dëgjuesi i lutjes’, do të të kushtojë gjithmonë vëmendje. (Psalmi 65:2) Bibla thotë se mund ‘të hedhësh gjithë ankthin tënd mbi të, sepse ai merakoset për ty’.—1 Pjetrit 5:7.

  • Me cilin prind mund të flasësh me qetësi e pa u acaruar?

  • Cilin mik të besuar, bashkëmoshatar ose të rritur, mund ta përfshish mes njerëzve që dëshiron t’i kesh mbështetje?

  • Për cilat çështje specifike mund të lutesh?

Një llambë.

Sugjerim: Mbaj një ditar. Rakela, prindërit e së cilës u divorcuan kur ajo ishte 12 vjeçe, thotë: «Për momentin mbase mendimet e tua nuk kanë logjikë, por kur i hedh me shkrim, do të arrish të kuptosh sa ke përparuar kur t’i lexosh më vonë. Kjo më ndihmoi shumë të ndihesha më mirë.»

2. Përshtatu me ndryshimin

Divorci i prindërve mund të kërkojë të përshtatesh me një shtëpi të re, me një shkollë të re, me sasi tjetër të ardhurash e madje me miq të rinj. Kuptohet, kjo mund të jetë acaruese dhe stresuese, e mund të ndihesh sikur të është kthyer bota përmbys. Çfarë mund të të ndihmojë ta përballosh më kollaj ndryshimin? Mendo si të përshtatesh me rrethanat e reja.

  • Cili është ndryshimi më i madh që të është dashur të bësh për shkak të divorcit të prindërve?

  • Cilat hapa mund të marrësh për t’u përshtatur me ndryshimin?

«Kam mësuar të kënaqem me aq sa kam, pavarësisht nga rrethanat.»—Filipianëve 4:11.

Një llambë.

Sugjerim: Fli mjaftueshëm, ha shëndetshëm dhe kalo kohën e nevojshme me ushtrime fizike. Shëndeti i mirë mund të të ndihmojë të jesh më i fortë emocionalisht dhe mos të të vënë përfund rrethanat e vështira. Kështu do të jesh më i përgatitur për të përballuar stresin dhe ndryshimet që sjell jeta.

3. Dallo pikat e tua të forta

Vërtet, divorci i prindërve mund të të shkaktojë shumë ankth, por mund të të mësojë edhe të dallosh pikat e tua të forta. Madje mund të të ndihmojë edhe të fitosh të reja. Xhéremi, prindërit e të cilit u divorcuan kur ai ishte 13 vjeç, thotë: «Divorci i prindërve më detyroi të bëhesha më i përgjegjshëm. Isha fëmija i madh, ndaj duhej të ndihmoja më shumë mamin dhe të mbështetja vëllain e vogël.»

Një adoleshente po ndihmon motrën e saj të vogël me detyrat e shtëpisë, ndërsa mamaja po gatuan në kuzhinë.

Divorci i prindërve mund të të shtyjë të jesh më i përgjegjshëm në shtëpi

  • Për shkak të situatës së prindërve, cilat pika të forta ke zbuluar te vetja?

  • Cilat tipare do të doje të përmirësoje?

«I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm . . . për të vënë gjërat në vijë.»—2 Timoteut 3:16, shënimi.

Një llambë.

Sugjerim: Lexo një pjesë të Biblës çdo ditë. Parimet e saj do të të ndihmojnë të zhvillosh cilësitë që të duhen për të përballuar situata stresuese të tilla, si divorci i prindërve.

a Që të mësosh më shumë, shih artikullin: «Si ta mbaj nën kontroll zemërimin?»

Ja ç’thonë moshatarët e tu

«Kohët e fundit kam mësuar ta pranoj divorcin e prindërve. Në fillim nuk e kuptoja çfarë po ndodhte. Pastaj, gjatë adoleshencës, u mbusha me mllef. Tani që jam 18 vjeçe, kam arritur ta pranoj dhe të eci përpara.»—Elena.

«Prindërit e mi u divorcuan kur isha 7 vjeçe. Kur u bëra 21, u ula me babin dhe i thashë se dëshiroja të flisja për gjithçka kishte ndodhur. Për rreth 2 orë folëm për rrethanat që i çuan drejt divorcit dhe si ndikoi kjo tek unë. E urrej divorcin, por e dua shumë babin. Më në fund arrita ta kuptoja dhe ndjeva se mund të ktheja faqe. Kjo më ndihmoi jashtë mase.»—Kejtlin.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo