BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 6
  • Pse prindërit nuk më lënë të bëj qejf?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse prindërit nuk më lënë të bëj qejf?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse prindërit më thonë gjithmonë jo?
  • Si mund t’i bind prindërit të më thonë po?
  • Pse kaq shumë rregulla?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • Pse prindërit s’më lënë të dal për qejf?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • Pse prindërit s’më lënë të dal për qejf?
    Zgjohuni!—2011
  • Ç’të bëj kur mami dhe babi zihen?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 6
Një adoleshent po flet me prindërit. Figurat e vogla afër tij tregojnë një levë videolojërash, të rinj që kërcejnë në një festë dhe një skejtbord. Prindërit rrinë duarkryq të pakënaqur.

TË RINJTË PYESIN

Pse prindërit nuk më lënë të bëj qejf?

Këtë fundjavë, shokët të kanë ftuar në një festë. Ti pyet prindërit nëse mund të shkosh, por ata përgjigjen prerazi jo. Nuk habitesh, edhe herën e fundit, jo të thanë.

Në këtë artikull

  • Pse prindërit më thonë gjithmonë jo?

  • Si mund t’i bind prindërit të më thonë po?

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Pse prindërit më thonë gjithmonë jo?

Nëse duket sikur prindërit i hedhin gjithmonë poshtë kërkesat e tua, mund të arrish në përfundimin se ata thjesht nuk duan që të bësh qejf.

Kështu u ndie edhe një adoleshente që quhet Maria, kur mori celularin e saj të parë. Ajo thotë: «Babi më vuri shumë kufizime për aplikacionet që mund të shkarkoja, për njerëzit me të cilët mund të komunikoja dhe deri në ç’orë mund të komunikoja. Kurse shoqet e mia mund të bënin ça t’u donte qejfi.»

Për të menduar: A po përpiqej vërtet babai i Marisë ta pengonte që të kënaqej? Për çfarë mund të ketë pasur merak?

Një makinë po ecën në rrugë. Anash rrugës ka një tabelë që tregon se shpejtësia e lejuar është «50». Fotografia e vogël tregon se matësi i shpejtësisë së makinës shënon 50.

Kufijtë e shpejtësisë ta kufizojnë disi lirinë, ama të mbrojnë nga dëmet; e njëjta gjë vlen edhe për kufijtë që vendosin prindërit

Provo këtë: Vëre veten në vendin e një prindi, i cili ka një fëmijë adoleshent që sapo ka marrë një celular. Për çfarë do të kishe merak ti? Cilat kufizime do të vendosje për ta mbrojtur fëmijën tënd? Nëse fëmija do të të thoshte se ti nuk do që të kënaqet, si do t’i përgjigjeshe?

«Babi më thoshte gjithmonë: ‘Vëre veten në vendin tim.’ Kjo më ndihmonte të shihja jo vetëm vlerën e rregullave që vendoste, por edhe arsyet që qëndronin pas tyre. Mendoj se po të kisha fëmijë, do të prisja prej tyre të njëjtat gjëra që pret babi nga unë.»—Tania.

Si mund t’i bind prindërit të më thonë po?

Një djalë po rri duarkryq, ka varur buzët dhe po i del tym nga veshët.

Mos e bëj këtë: Të varësh buzët, të ankohesh ose të debatosh.

Një djalë po rri duarkryq, ka varur buzët dhe po i del tym nga veshët.

«Me të bërtitura nuk arrihet asgjë. Kjo vetëm sa të lodh emocionalisht ty, por edhe prindërit. Nëse debaton, prindërit do të të shohin si një fëmijë që nuk je pjekur akoma dhe nuk meriton më shumë liri.»—Riçardi.

Më mirë provo këtë: Mos reago menjëherë. Në vend të kësaj, përpiqu ta shohësh situatën nga këndvështrimi i prindërve. A është e vërtetë që prindërit nuk kanë besim te ti, apo kanë merak për situatën që mund të krijohet ose për njerëzit nga të cilët mund të rrethohesh? Pse nuk provon të flasësh me qetësi me ta, që të kuptosh arsyet pse të thanë jo?

Një llambë.

Sugjerim: Kur të bisedosh me prindërit, sigurohu që të japësh edhe zgjidhje të arsyeshme për gjërat që kanë merak ata. Nëse përsëri të thonë jo, të paktën do të kuptojnë pikëpamjen tënde, dhe ti po ashtu mund të kuptosh pikëpamjen e tyre.

«Zakonisht, pas çdo rregulli ka motive të mira. Nuk është që prindërit e mi s’duan që të bëj qejf; thjesht duan që ta bëj këtë në mënyrën më të mirë, në një mënyrë që s’do të më hapë probleme.»—Ajvi.

Parim nga Bibla: «I marri i shfryn gjithë ndjenjat, por i mençuri i mban nën fre me qetësi.»—Proverbat 29:11.

Një adoleshente po komunikon me mesazhe dhe po përdor median sociale natën vonë.

Mos e bëj këtë: Të veprosh me kokën tënde fshehurazi.

Një adoleshente po komunikon me mesazhe dhe po përdor median sociale natën vonë.

«U përpoqa të bëja të zgjuarën dhe t’i kapërceja kufijtë që më kishte vënë babi për celularin. Mundohesha të gjeja mënyra për t’u shkruar mesazhe shoqeve natën vonë ose për të shkarkuar aplikacione që babi nuk m’i lejonte. Por në fund, ai më zbulonte dhe më vendoste rregulla edhe më strikte, sepse e kishte humbur besimin tek unë. Nuk është asnjëherë e mençur të përpiqesh t’u bësh bisht rregullave.»—Maria.

Më mirë provo këtë: Tregoju prindërve se mund të respektosh kufizimet që vendosin dhe të fitosh besimin e tyre.

Një llambë.

Sugjerim: Kur prindërit të bëjnë pyetje specifike, të tilla, si «Kush do të vijë te ky aktivitet?» ose «Kur do të kthehesh në shtëpi?», jepu përgjigje të detajuara dhe të vërteta. Nuk do ta fitosh besimin e tyre nëse jep përgjigje të paqarta.

«Trego durim. Prindërve mund t’u duhet kohë që të ndryshojnë një rregull, ama nëse shohin se ti u bindesh rregullave që tashmë kanë vënë, mund të jenë të gatshëm të të japin më shumë liri.»—Melinda.

Parim nga Bibla: «Bindjuni prindërve në çdo gjë.»—Kolosianëve 3:20.

Një adoleshent po kërkon diçka me insistim. Figurat e vogla afër tij tregojnë tre adoleshentë të tjerë.

Mos e bëj këtë: T’u ushtrosh presion prindërve, për shembull, duke u thënë se çfarë u lejohet të rinjve të tjerë të moshës sate.

Një adoleshent po kërkon diçka me insistim. Figurat e vogla afër tij tregojnë tre adoleshentë të tjerë.

«Këmbëngulja me kokëfortësi nuk do t’i përmirësojë gjërat, as do të të ndihmojë të arrish atë që do.»—Natalia.

Më mirë provo këtë: Përdor fletën e punës «Si të arsyetosh për rregullat?» që ta diskutosh çështjen me prindërit e tu.

Një llambë.

Sugjerim: Zgjidh momentin kur prindërit janë të çlodhur, jo kur sapo kanë ardhur nga puna ose kur janë të shpërqendruar nga gjëra të tjera.

«Një prind dëshiron të shohë që fëmija i tij di t’i gjykojë mirë gjërat. Prandaj, kur flas me të mitë, mundohem të përdor logjikën, jo emocionet, kur jap një argument. Nëse bëj kështu, zakonisht më ecën fjala.»—Xhozefi.

Parim nga Bibla: «Ndero babanë dhe nënën tënde.»—Efesianëve 6:2.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

  • Izabela.

    «Kam kuptuar se rregullat e familjes janë të nevojshme që familja të funksionojë siç duhet, tamam si një pajisje e vajosur mirë. Është e vërtetë që janë rregulla, ama na mbrojnë. Nëse një rregull duket strikt, kjo ndodh sepse disa situata u japin prindërve arsye të forta për të pasur merak.»—Izabela.

  • Majkëlli.

    «Mendoj se fëmijët që rriten me rregulla bëhen të rritur më të mirë. Nëse duam ta gëzojmë jetën, liria jonë duhet të ketë kufij. Kufijtë na mësojnë të jemi të përgjegjshëm dhe të shmangim pasojat negative.»—Majkëlli.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo