BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 7
  • Ç’të bëj nëse e kam inat shkollën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’të bëj nëse e kam inat shkollën?
  • Të rinjtë pyesin
  • Material i ngjashëm
  • A duhet ta lë shkollën?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • A ta lë shkollën?
    Zgjohuni!—2010
  • A ta lë shkollën?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • Si të përfitosh nga shkolla?
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 7
Një adoleshent i shkurajuar qëndron përballë dollapëve në korridorin e shkollës.

TË RINJTË PYESIN

Ç’të bëj nëse e kam inat shkollën?

Mësues striktë. Presion nga moshatarët. Provime stresuese dhe një mal me detyra. Prandaj, nëse thua se nuk të pëlqen shkolla, kuptohet pse.a Një adoleshente që quhet Rejçëllb thotë:

«Do të doja të isha kudo tjetër, vetëm në shkollë jo. Do të preferoja të isha në plazh ose me miqtë e mi, madje edhe duke ndihmuar prindërit për të gatuar ose për të pastruar.»

Nëse ndihesh si Rejçëll, vitet e shkollës mbase të duken si një dënim me burg. Sikur s’ke rrugë tjetër veçse të durosh derisa ta kryesh «dënimin». Por, a mund ta shohësh nga një këndvështrim më pozitiv periudhën e shkollës?

A e dije? Po të zhvillosh një pikëpamje më pozitive për shkollën, kjo do të të ndihmojë të mos jesh viktimë e situatës e të mos e shohësh më shkollën si provë nervash, por si një mjet që mund ta shfrytëzosh për të përmirësuar aftësi që do të të duhen kur të rritesh.

Që të kesh një pikëpamje më pozitive për shkollën, përpiqu të përqendrohesh tek aspektet e mëposhtme:

Figura e vogël tregon një bllok dhe laps.

Arsimimi. Sa më shumë të mësosh, aq më i aftë do të jesh për të zgjidhur vetë problemet që do të hasësh në punë dhe në fusha të tjera të jetës, në vend që të varesh gjithmonë nga të tjerët. Pyet veten: «Edhe pse ka gjëra që nuk më pëlqejnë nga shkolla, çfarë po përfitoj nga arsimimi që më siguron ajo?»

Parim nga Bibla: «Ruaje mençurinë praktike dhe aftësinë për të menduar mirë.»—Proverbat 3:21.

Për më shumë informacion, shih artikullin «Çfarë të bëj nëse po ngel në shkollë?»

Figura e vogël tregon një listë.

Zakonet. Programi i shkollës mund të të mësojë si ta menaxhosh kohën, si të kesh vetëdisiplinë dhe si të zhvillosh etikë të mirë pune—aftësi që do të të duhen kur të rritesh. Pyet veten: «Si po më ndihmon programi i shkollës të kem vetëdisiplinë dhe të jem punëtor i palodhur? Çfarë përmirësimesh mund të bëj në këto fusha?»

Parim nga Bibla: «Çdo punë e palodhur sjell dobi.»—Proverbat 14:23.

Për më shumë informacion, shih artikullin «Si ta menaxhoj kohën?»

Figura e vogël tregon dy veta duke biseduar.

Aftësitë sociale. Ndërveprimi me shokët dhe shoqet e klasës mund të të ndihmojë të zhvillosh empati dhe respekt për të tjerët. Një i ri që quhet Xhoshua thotë: «Të mësosh të komunikosh me të tjerët është po aq e rëndësishme sa të mësosh historinë ose lëndët shkencore. Është një aftësi që do të të duhet për gjithë jetën.» Pyet veten: «Çfarë kam mësuar në shkollë që do të më ndihmojë të shkoj mirë me të tjerët, edhe me ata që kanë prejardhje ose bindje ndryshe nga të miat?»

Parim nga Bibla: «Ndiqni udhën e paqes me të gjithë.»—Hebrenjve 12:14.

Për më shumë informacion, shih artikullin «Si t’i përmirësoj aftësitë komunikuese?»

Figura e vogël tregon një njeri duke ecur në një rrugë.

E ardhmja. Shkolla mund të të ndihmojë të dallosh për çfarë je i prirur dhe të vendosësh synime në përputhje me këtë. Një e re që quhet Bruk thotë: «Disa shkolla, si ajo që kam bërë edhe unë, të përgatisin në një fushë specifike, dhe kështu je i kualifikuar për një punë sapo të mbarosh shkollën.» Pyet veten: «Si do ta mbaj veten pasi të mbaroj shkollën? Çfarë të studioj që të jem i përgatitur për atë lloj pune?»

Parim nga Bibla: «Mendohu mirë për atë që do të bësh.»—Proverbat 4:26, Bibla ECM.

a Shumë nga parimet e diskutuara në këtë artikull janë ndihmë edhe për të rinjtë që shkollohen në shtëpi.

b Disa emra janë ndryshuar.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

  • Medisona.

    «Për projektet në grup, m’u desh të punoja me personalitete nga më të ndryshmet. Në këtë mënyrë, mësova si të dëgjoja individë që kanë prejardhje dhe një stil jete ndryshe nga imja. Në përgjithësi, shokët dhe shoqet e klasës ishin të sjellshëm dhe më respektonin, sepse e dinin që edhe unë sillesha mirë dhe nuk i kritikoja.»—Medisona.

  • Rajani.

    «Mësova si të kisha një pikëpamje të ekuilibruar për shokët dhe shoqet e klasës. Shumë prej tyre përpiqeshin të ishin njerëz të mirë. Prandaj kërkoja mënyra për t’u thënë diçka inkurajuese nga Bibla.»—Rajani.

  • Bruku.

    «Shkolla të ndihmon të zhvillosh aftësi sociale. Je me shokët e shkollës për një pjesë të mirë të ditës, kështu mëson çfarë të thuash e çfarë të mos thuash, si të jesh i duruar dhe si të ndash gjërat me të tjerët. Gjatë orës së fizkulturës luan në grup, dhe kjo të mëson të punosh si skuadër. Këtë s’mund ta mësosh kurrë vetë.»—Bruku.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo