BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 33
  • Vuaj nga një sëmundje kronike—A mund të më ndihmojë Bibla?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vuaj nga një sëmundje kronike—A mund të më ndihmojë Bibla?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Pse jam kaq sëmurë?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike, Vëllimi 2
  • Kur të mbërthen një krizë shëndetësore
    Zgjohuni!—2001
  • T’ia dalësh mbanë, me gjithë sëmundjen: Si?
    Zgjohuni!—2001
  • Mund të marrësh ndihmë
    Zgjohuni!—2020
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 33

Vuaj nga një sëmundje kronike—A mund të më ndihmojë Bibla?

Përgjigjja e Biblës

Po. Perëndia interesohet për shërbëtorët e tij të sëmurë. Bibla thotë për një shërbëtor besnik: «Ti, o Jehova, do ta mbështetësh në shtratin e lëngatës.» (Psalmi 41:3) Nëse vuan nga një sëmundje kronike, tre hapat e mëposhtëm do të të ndihmojnë ta përballosh:

  1. Lutu për ndihmë që t’ia dalësh mbanë. Mund të marrësh ‘paqen e Perëndisë, që kapërcen çdo mendim’, e cila të pakëson ankthin e të mban të fortë.—Filipianëve 4:6, 7.

  2. Ji pozitiv. Bibla thotë: «Zemra e gëzuar bën të lulëzojë jeta, shpirti i trishtueshëm i than edhe eshtrat.» (Proverbat 17:22, Bibla Simon Filipaj) Mbaj ndjenjën e humorit, sepse jo vetëm të çel në kohë të errëta, por edhe të bën mirë për shëndetin.

  3. Mbaji sytë tek e ardhmja. Një shpresë e fortë të ndihmon të jesh i gëzuar pavarësisht nga sëmundjet kronike. (Romakëve 12:12) Bibla parathotë se do të vijë një kohë kur «asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’» (Isaia 33:24) Atëherë Perëndia do të shërojë sëmundjet kronike, të cilat janë përtej fuqisë së shkencës moderne. Për shembull, Bibla e përshkruan kështu rikthimin e rinisë: «Mishi iu bëftë më i freskët se në rini! Iu ktheftë gjallëria si në ditët e rinisë!’»—Jobi 33:25.

Vër re: Ndërkohë që pranojnë ndihmë nga Perëndia, Dëshmitarët e Jehovait kërkojnë edhe trajtim mjekësor për sëmundjet kronike. (Marku 2:17) Megjithatë, ata nuk sugjerojnë ndonjë trajtim mjekësor specifik; mendojnë që secili duhet të marrë vendimin e vet për shëndetin.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo