BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 37
  • Çfarë thotë Bibla për Pashkët?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për Pashkët?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Pashkët apo Përkujtimin: Çfarë duhet të kremtosh?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1996
  • Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk i festojnë Pashkët?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • A janë Pashkët festë e krishterë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Si t’i konsiderojmë festat?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 37

Çfarë thotë Bibla për Pashkët?

Përgjigjja e Biblës

Kremtimi i Pashkëve nuk bazohet në Bibël. Megjithatë, nëse i hedh një sy historisë së Pashkëve, do të zbulosh domethënien e vërtetë të tyre—është një traditë e bazuar në rite të lashta të pjellorisë. Shqyrto çfarë thuhet më poshtë.

  1. Emri: Një enciklopedi (Encyclopædia Britannica) thotë: «Nuk dihet me siguri origjina e fjalës Pashkë [në anglisht Easter]. Prifti anglo-sakson i Përnderuari Bede i shekullit të 8-të e huazoi atë nga emri Eostre, perëndesha anglo-saksone e pranverës.» Të tjerë e lidhin me Astartën, perëndeshën fenikase të pjellorisë, ekuivalentja babilonase e së cilës ishte Ishtari.

  2. Lepujt: Janë simbol i pjellorisë «që e kanë prejardhjen nga ceremonitë dhe simbolizmat e lashta të festave pagane të pranverës në Evropë dhe në Lindjen e Mesme».—Encyclopædia Britannica.

  3. Vezët: Sipas një libri (Funk & Wagnalls Standard Dictionary of Folklore, Mythology and Legend), kërkimi për vezët e Pashkëve, që supozohet t’i ketë sjellë lepuri i Pashkëve, «nuk është thjesht një lojë për fëmijë, por gjurmë e ritit të pjellorisë». Në disa kultura njerëzit besonin se zbukurimi i vezëve të Pashkëve «mund të sillte si me magji lumturi, begati, shëndet dhe mbrojtje».—Traditional Festivals.

  4. Veshja e re për Pashkë: «Konsiderohej e pahijshme dhe si rrjedhojë, sillte fat të keq ta përshëndetje perëndeshën skandinave të pranverës, ose Eastrën, me rroba që s’ishin të reja.»—The Giant Book of Superstitions.

  5. Ritet për lindjen e diellit: Këto lidhen me rite të lashta të adhuruesve të diellit «që i kryenin në ekuinoksin e pranverës, i cili mirëpret diellin dhe fuqinë e tij të madhe për t’i dhënë jetë të re çdo gjëje që rritet».—Celebrations—The Complete Book of American Holidays.

Një libër (The American Book of Days) e përshkruan më së miri origjinën e Pashkëve: «S’ka asnjë dyshim se Kisha e hershme përvetësoi zakonet e lashta pagane dhe u dha atyre domethënie të krishterë.»

Bibla paralajmëron të mos e adhurojmë Perëndinë duke ndjekur tradita e zakone që nuk i pëlqejnë atij. (Marku 7:6-8) 2 Korintasve 6:17 thotë: «Ndahuni,—thotë Jehovai,—dhe mjaft e prekët gjënë e papastër.» Pashkët janë festë me origjinë pagane dhe ata që duan ta kënaqin Perëndinë, i shmangin festa të tilla.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo