BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 39
  • A mund të pranojë një i krishterë trajtim mjekësor?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A mund të pranojë një i krishterë trajtim mjekësor?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Zgjedhja e trajtimit mjekësor: A ka rëndësi?
    Zgjohuni!—2001
  • A pranojnë Dëshmitarët e Jehovait trajtim mjekësor?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Përse kaq i përhapur interesi për spiritizmin?
    Zgjohuni!—2000
  • A pranojnë Dëshmitarët e Jehovait trajtim mjekësor?
    Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 39

A mund të pranojë një i krishterë trajtim mjekësor?

Përgjigjja e Biblës

Po. Jezui la të kuptohej se dishepujt e tij mund të kërkonin trajtim mjekësor kur tha se «të shëndetshmit nuk kanë nevojë për mjek, kurse të sëmurët po». (Mateu 9:12) Ndonëse Bibla nuk është manual mjekësor, ajo ka parime që i drejtojnë ata që duan t’i pëlqejnë Perëndisë.

Pyet veten:

1. A e kuptoj trajtimin që më sugjerohet? Bibla na këshillon të kërkojmë informacion të besueshëm, në vend se ‘t’i besojmë çdo fjale’.—Proverbat 14:15.

2. A duhet të bëj dy ose tri konsulta, para se të marr një vendim mjekësor? Mund të jenë të çmuar «shumë këshilltarë», sidomos nëse gjendja jote është e rëndë.—Proverbat 15:22.

3. A bie ndesh trajtimi me urdhrin biblik që thotë ‘të rrimë larg nga gjaku’?—Veprat 15:20.

4. A përfshin spiritizëm diagnoza ose trajtimi? «Marrja me spiritizëm» dënohet në Bibël. (Galatasve 5:19-21) Për të dalluar nëse përfshihet spiritizmi apo jo, mendo për këto pyetje:

  • A përdor mjeku spiritizëm?

  • A bazohet trajtimi në besimin se sëmundja shkaktohet nga perëndi të fyera ose armiq që përdorin shtrigërinë?

  • A përdoren flijime, yshtje ose rite a sende të tjera spiritiste kur përgatitet ose përdoret mjekimi?

5. A po bëhem i fiksuar pas shëndetit? Bibla këshillon: «Arsyetueshmërinë tuaj le ta njohin të gjithë njerëzit.» (Filipianëve 4:5) Arsyetueshmëria do të të ndihmojë të përqendrohesh te «gjërat më të rëndësishme», siç është koha që kalon në shërbim të Jehovait.—Filipianëve 1:10; Mateu 5:3.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo