BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 50
  • Çfarë thotë Bibla për tatuazhet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për tatuazhet?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • A duhet të bëj tatuazh?
    Zgjohuni!—2003
  • A duhet të bëj tatuazh?
    Të rinjtë pyesin
  • Nga lexuesit tanë
    Zgjohuni!—2004
  • Përmbajtja
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 50

Çfarë thotë Bibla për tatuazhet?

Përgjigjja e Biblës

Bibla i përmend tatuazhet vetëm një herë, te Levitiku 19:28, i cili thotë: «Mos bëni . . . tatuazhe.» Perëndia i dha këtë urdhër kombit të Izraelit. Ky urdhër i ndante veç nga popujt fqinjë të cilët bënin tatuazh në lëkurë emrat ose simbolet e perëndive të tyre. (Ligji i përtërirë 14:2) Ndonëse Ligji që iu dha Izraelit nuk është i detyrueshëm për të krishterët, parimi që nxjerr në pah ky ligj vlen të shqyrtohet me seriozitet.

A duhet të bëjë një i krishterë tatuazh?

Vargjet biblike më poshtë mund të të ndihmojnë të arsyetosh për këtë çështje:

  • «Gratë të stolisen . . . me modesti.» (1 Timoteut 2:9) Ky parim zbatohet si për gratë, edhe për burrat. Duhet të tregojmë respekt për ndjenjat e të tjerëve dhe të mos tërheqim vëmendjen te vetja në mënyrë të papërshtatshme.

  • Disa bëjnë një tatuazh sepse duan të kenë identitetin ose pavarësinë e tyre, kurse të tjerë për të treguar se kanë të drejtë të bëjnë ç’të duan me trupin e tyre. Sido që të jetë, Bibla i nxit të krishterët: «T’i paraqitni trupat tuaj si një flijim të gjallë, të shenjtë e të pranueshëm për Perëndinë, që të bëni një shërbim të shenjtë me fuqinë tuaj për të arsyetuar.» (Romakëve 12:1) Përdor ‘fuqinë tënde për të arsyetuar’ dhe analizo pse dëshiron të bësh një tatuazh. Nëse e do për të ndjekur modën ose për të treguar se i përket një grupi të caktuar, atëherë mos harro se më vonë ti mund të ndryshosh mendje, por tatuazhi ngelet përgjithmonë. Kur shqyrton motivet e tua, kjo të ndihmon të marrësh një vendim të mençur.—Proverbat 4:7.

  • «Planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri përfitim, por kush është i nxituar, me siguri shkon drejt skamjes.» (Proverbat 21:5) Vendimi për të bërë një tatuazh shpesh merret me nxitim, megjithatë ka ndikim afatgjatë në marrëdhëniet me të tjerët dhe në punë. Për më tepër, heqja e tatuazheve mund të jetë e kushtueshme dhe e dhembshme. Studimet—si edhe biznesi gjithnjë e në rritje i heqjes së tatuazhit—tregojnë se një numër i konsiderueshëm i atyre që bëjnë tatuazh do të donin të mos e kishin bërë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo