BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 64
  • A duhet të adhurojmë shëmbëlltyra?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A duhet të adhurojmë shëmbëlltyra?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • A duhet adhuruar Perëndia me shëmbëlltyra?
    Zgjohuni!—2008
  • Pse Dëshmitarët e Jehovait nuk përdorin shëmbëlltyra në adhurim?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Shëmbëlltyrat
    Zgjohuni!—2014
  • A duhen përdorur ikonat në adhurim?
    Zgjohuni!—2005
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 64

A duhet të adhurojmë shëmbëlltyra?

Përgjigjja e Biblës

Jo, nuk duhet. Duke folur për ligjet që Perëndia i dha kombit të Izraelit, një enciklopedi vëren: «Nga tregime të ndryshme biblike del qartë se adhurimi i vërtetë i Perëndisë bëhej pa shëmbëlltyra.» (New Catholic Encyclopedia) Shqyrto këto vargje biblike:

  • «Mos bëj asnjë shëmbëlltyrë të gdhendur, asnjë formë të ngjashme me asgjë që është lart në qiell, poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Mos u përkul para tyre dhe mos u shërbe, sepse unë Jehovai, Perëndia yt, jam një Perëndi që kërkoj të më përkushtohesh vetëm mua.» (Dalja 20:​4, 5) Nëse Perëndia kërkon ‘t’i përkushtohemi vetëm atij’, kjo do të thotë se nuk i pëlqen që të lëvdojmë ose të adhurojmë shëmbëlltyra, figura, idhuj, ikona, shtatore ose simbole.

  • ‘Lavdinë time nuk do t’ua jap shëmbëlltyrave të gdhendura.’ (Isaia 42:8) Perëndia nuk e pranon adhurimin nëpërmjet shëmbëlltyrave. Kur disa izraelitë u përpoqën ta adhuronin duke përdorur shtatoren e një viçi, Perëndia tha se kishin bërë «një mëkat të tmerrshëm».​—Dalja 32:7-9, Easy-to-Read Version.

  • «Të mos mendojmë se Hyjnori i ngjan arit, argjendit a gurit, diçkaje të latuar me art a një sajese njeriu.» (Veprat 17:29) Krejt ndryshe nga adhurimi pagan që shpesh përdor shëmbëlltyrën e ‘diçkaje të latuar me art a të një sajese njeriu’, Bibla thotë se të krishterët duhet ‘të ecin me anë të besimit dhe jo me anë të asaj që shihet’.​—2 Korintasve 5:7.

  • «Ruhuni nga idhujt.» (1 Gjonit 5:21) Në urdhrat që iu dhanë edhe kombit të Izraelit, edhe të krishterëve, Bibla vazhdimisht e demaskon si të pavërtetë mësimin që Perëndia e miraton përdorimin e shëmbëlltyrave dhe të ikonave në adhurim.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo