BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 41
  • Si ta mbaj nën kontroll zemërimin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta mbaj nën kontroll zemërimin?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pyetësor
  • Pse ka rëndësi
  • Çfarë mund të bësh
  • Si ta mbaj nën kontroll zemërimin?
    Zgjohuni!—2009
  • Si ta zbutësh temperamentin
    Zgjohuni!—2015
  • Çfarë thotë Bibla për zemërimin?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Përse ta kontrolloni zemërimin?
    Zgjohuni!—1997
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 41
Fytyra e një adoleshenti që shpreh: 1. qetësi; 2. acarim; 3. zemërim

TË RINJTË PYESIN

Si ta mbaj nën kontroll zemërimin?

  • Pyetësor

  • Pse ka rëndësi

  • Çfarë mund të bësh

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Pyetësor

  • Sa shpesh zemërohesh?

    • Thuajse kurrë

    • Ndonjëherë

    • Çdo ditë

  • Si është zemërimi yt?

    • I vakët

    • I nxehtë

    • Përvëlues

  • Me kë ka më shumë gjasa të zemërohesh?

    • Me prindin

    • Me vëllanë ose motrën

    • Me një shok ose shoqe

Nëse mendon se ke nevojë ta mbash nën kontroll zemërimin, ky artikull është për ty. Së pari, shqyrto disa arsye pse është e rëndësishme të ruajmë qetësinë kur na provokojnë.

Pse ka rëndësi

Për mirëqenien tënde. Te Proverbat 14:30 thuhet: «Zemra e qetë është jetë për trupin.» Nga ana tjetër, Journal of Medicine and Life thotë se «zemërimi mund të ndikojë drejtpërdrejt te sëmundjet kardiovaskulare».

Për shokët e tu. Bibla pohon: «Mos ki shoqëri me njeriun zemërak, dhe mos u përziej me njeriun që ka shpërthime zemërimi.» (Proverbat 22:24) Prandaj, nëse zemërohesh kollaj, mos u habit nëse të tjerët të shmangin. «Nëse nuk mëson të kesh vetëkontroll, do të humbasësh miqësi të vyera»,​—thotë një e re me emrin Jasmina.

Për reputacionin tënd. Etani 17-vjeçar thotë: «Nëse të ikën truri kollaj, të tjerët do ta vërejnë dhe kjo do të ndikojë në opinionin që kanë për ty.» Pyet veten: «Si dua të më njohin​—si paqebërës e gjakftohtë apo si një bombë me sahat?» Bibla thotë: «Kush nuk zemërohet shpejt, është plot aftësi dalluese, por kush është i paduruar, lartëson marrëzinë.»​—Proverbat 14:29.

Shokët e një adoleshenti sprapsen kur ai humb vetëkontrollin

Askush nuk dëshiron të jetë pranë dikujt që ka temperament shpërthyes

Çfarë mund të bësh

Shqyrto shkrimet vijuese bashkë me komentet dhe bëji vetes pyetjet shoqëruese.

  • Proverbat 29:22: «Njeriu zemërak ndez grindje, dhe kush nxehet kollaj, bën shumë shkelje.»

    «Në fillim të adoleshencës e kisha tepër të vështirë të ruaja vetëkontrollin. Edhe të afërmit nga ana e babit e kanë këtë problem. Themi se e kemi në gen. Marrim flakë kollaj!»​—Keri.

    A kam prirje të zemërohem? Nëse për cilësitë e mira ia jap meritën vetes, a është e arsyeshme t’ua hedh fajin geneve për këtë cilësi të keqe?

  • Proverbat 15:1: «Përgjigjja e butë e largon tërbimin, por një fjalë që shkakton dhembje, ngjall zemërim.»

    «Çelësi është të mësosh të kontrollosh ndjenjat. Nëse zhvillon një personalitet të butë dhe përqendrohesh në gjëra pozitive, nuk do ta kesh problem të tregosh vetëkontroll.»​—Darili.

    Pse kur provokohem, reagimi i parë është vendimtar?

  • Proverbat 26:20: «Ku s’ka dru, zjarri shuhet.»

    «Zakonisht, kur reagoj me mirësjellje, personit tjetër i ulen nervat dhe mund të komunikojmë duke i mbajtur ndjenjat nën fre.»​—Jasmina.

    Si mund t’i hedhin benzinë zjarrit fjalët ose veprimet e mia?

  • Proverbat 22:3: «Mendjehollë është ai që e sheh të keqen dhe fshihet, kurse i papërvoji shkon tutje dhe vuan pasojat.»

    «Nganjëherë thjesht kam nevojë të largohem e t’i lë pak kohë vetes që të mendoj për atë që ndodhi. Pastaj, mund ta përballoj situatën kur të jem i qetë.»​—Geri.

    Kur është momenti më i mirë të largohesh nga një situatë e tensionuar pa lënë përshtypjen se po i kthen shpinën personit tjetër?

  • Jakovi 3:2: «Të gjithë ne pengohemi shumë herë.»

    «Duhet të na vijë keq për gabimet, por edhe duhet të nxjerrim mësim prej tyre. Kur rrëzohemi, duhet të ngrihemi menjëherë dhe të jemi të vendosur të veprojmë më mirë herën tjetër.»​—Keri.

Këshillë: Vër një synim. Ji i vendosur ta ruash gjakftohtësinë për një kohë të caktuar​—mbase një muaj. Mbaj një ditar dhe shih sa ke përparuar.

JA Ç’THONË MOSHATARËT E TU

Alisa

«Më parë i konsideroja të dobët ata që dorëzoheshin pa u zemëruar; tani e kuptoj se ata ndoshta po tregonin përulësi​—një nga cilësitë më të vyera që mund të kemi. Nuk është e lehtë të mësosh të tregosh vetëkontroll, por ama ia vlen!»​—Alisa.

Eriku

«Kur marr frymë thellë disa herë, arrij të mendoj para se të reagoj në një mënyrë për të cilën do të bëhesha pishman më vonë. Zemërimi nuk zgjidh punë asnjëherë. Në fakt, ai mund t’i përkeqësojë gjërat.»​—Eriku.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo