BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwfq artikulli 46
  • Sa Dëshmitarë të Jehovait ka në të gjithë botën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Sa Dëshmitarë të Jehovait ka në të gjithë botën?
  • Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Si e llogaritni numrin e Dëshmitarëve të Jehovait?
  • A duhen dhuruar pará që të bëhesh Dëshmitar?
  • Si e dini numrin e atyre që predikojnë çdo muaj?
  • A i llogaritni si Dëshmitarë ata që shoqërohen me organizatën tuaj, por që nuk predikojnë?
  • Pse shifrat shtetërore për numrin e Dëshmitarëve janë më të larta se shifrat tuaja?
  • Totali i vitit 2024
    Raporti botëror i Dëshmitarëve të Jehovait për vitin e shërbimit 2024
  • Totali i vitit 2015
    Libri vjetor i Dëshmitarëve të Jehovait 2016
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Ku të gjejmë shpresë gjatë 2024-s?—Çfarë thotë Bibla?
    Tema të tjera
Shih më tepër
Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
ijwfq artikulli 46
Një Dëshmitare e Jehovait duke i predikuar një gruaje

Sa Dëshmitarë të Jehovait ka në të gjithë botën?

Raporti për 2024

Numri i Dëshmitarëve të Jehovait në mbarë botën

9.043.460

Kongregacione

118.767

Numri i vendeve ku predikojnë Dëshmitarët e Jehovait

240

Totali i vitit 2024

Raport për vendet dhe territoret 2024

Si e llogaritni numrin e Dëshmitarëve të Jehovait?

Llogaritim si Dëshmitarë të Jehovait vetëm ata që predikojnë çdo muaj lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. (Mateu 24:14) Këtu përfshihen si ata që janë pagëzuar si Dëshmitarë, ashtu edhe ata nuk janë pagëzuar ende, por që kualifikohen për të predikuar.

A duhen dhuruar pará që të bëhesh Dëshmitar?

Jo. Kontributet nuk ndikojnë fare që dikush të bëhet Dëshmitar ose të marrë ndonjë privilegj a caktim të veçantë në organizatën tonë. (Veprat 8:​18-​20) Në fakt, shumica kontribuojnë pa treguar se cilët janë. Çdo Dëshmitar jep nga koha, energjitë dhe të ardhurat e tij për veprën mbarëbotërore, sipas dëshirës dhe rrethanave.​—2 Korintasve 9:7.

Si e dini numrin e atyre që predikojnë çdo muaj?

Çdo muaj Dëshmitarët raportojnë aktivitetin e tyre të predikimit në kongregacionin ku bëjnë pjesë. Ky raport jepet vullnetarisht.

Pastaj përpilohet një raport total që i dërgohet zyrës së degës vendëse. Totalin për secilin vend ose territor, dega e dërgon në selinë tonë botërore.

Në përfundim të çdo viti shërbimia përcaktohet maksimumi i Dëshmitarëve për çdo vend. Këto shifra mblidhen për të llogaritur numrin e Dëshmitarëve në të gjithë botën. Raportet e hollësishme për çdo vend publikohen në pjesën Përreth botës në sitin tonë. Këto raporte janë inkurajuese për ne, ashtu siç ishin edhe për të krishterët e hershëm.​—Veprat 2:​41; 4:4; 15:3.

A i llogaritni si Dëshmitarë ata që shoqërohen me organizatën tuaj, por që nuk predikojnë?

Edhe pse nuk i përfshijmë në numrin e Dëshmitarëve, i mirëpresim në kongregacionet tona. Shumë prej tyre marrin pjesë çdo vit në Përkujtimin e vdekjes së Krishtit. Prandaj, numri i tyre llogaritet me përafërsi nga diferenca midis pjesëmarrësve në këtë mbledhje dhe numrit të Dëshmitarëve. Numri i pjesëmarrësve në Përkujtimin e vitit 2024 ishte 21.119.442.

Mjaft prej atyre që nuk ndjekin mbledhjet tona, nxjerrin dobi nga programi ynë falas për studimin e Biblës. Gjatë vitit2024 drejtuam çdo muaj një mesatare prej 7.480.146 studimesh të Biblës. Në disa prej këtyre studimeve morën pjesë disa veta në të njëjtën kohë.

Pse shifrat shtetërore për numrin e Dëshmitarëve janë më të larta se shifrat tuaja?

Institucionet statistikore qeveritare shpesh i llogaritin shifrat duke i pyetur njerëzit se cilit grup fetar i përkasin. Për shembull, Zyra Amerikane e Regjistrimit pohon se sondazhet e tyre «synojnë të përcaktojnë nëse të anketuarit e konsiderojnë veten përkrahës të ndonjë komuniteti fetar». Ajo shton se shifrat përfundimtare janë «subjektive, jo objektive». Ndërsa ne numërojmë si Dëshmitarë të Jehovait vetëm ata që predikojnë dhe e raportojnë këtë aktivitet, jo ata që vetëm sa e identifikojnë veten si Dëshmitarë.

a Një vit shërbimi llogaritet nga 1 shtatori deri më 31 gusht të vitit tjetër kalendarik. Për shembull, viti i shërbimit 2015 u llogarit nga 1 shtatori 2014 deri më 31 gusht 2015.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo