BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 115
  • Çfarë është shtrëngimi i madh?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë është shtrëngimi i madh?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Qëndro besnik gjatë ‘shtrëngimit të madh’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2019
  • «Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra?»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Çlirim gjatë zbulimit të Jezu Krishtit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Mbretëria e Perëndisë zhduk armiqtë e saj
    Mbretëria e Perëndisë qeveris!
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 115
Të mbijetuarit e shtrëngimit të madh struken pas njëri-tjetrit

Çfarë është shtrëngimi i madh?

Përgjigjja e Biblës

Shtrëngimi i madh do të sjellë ditët më të zeza që ka parë njerëzimi. Sipas profecisë biblike, do të ndodhë gjatë ‘ditëve të fundit’ ose ‘kohës së mbarimit’. (2 Timoteut 3:1; Danieli 12:4, Diodati i Ri) Do të jetë ‘një shtrëngim i tillë, që nuk ka pasur që kur Perëndia filloi të krijonte e deri në atë kohë, dhe as që do të ketë përsëri’.​—Marku 13:19; Danieli 12:1; Mateu 24:21, 22.

Ngjarjet gjatë shtrëngimit të madh

  • Do të shkatërrohet feja e rreme. Feja e rreme do të shkatërrohet me shpejtësi të paparë. (Zbulesa 17:​1, 5; 18:​9, 10, 21) Duke bërë këtë, fuqitë politike të përfaqësuara nga Kombet e Bashkuara, do të përmbushin vullnetin e Perëndisë.​—Zbulesa 17:​3, 15-​18.a

  • Do të sulmohet feja e vërtetë. Një koalicion kombesh, që në vegimin e Ezekielit quhet «Gogu i vendit të Magogut», do të përpiqet të shfarosë ata që praktikojnë fenë e vërtetë. Megjithatë, Perëndia do t’i mbrojë adhuruesit e tij nga shkatërrimi.​—Ezekieli 38:​1, 2, 9-​12, 18-​23.

  • Do të gjykohen banorët e tokës. Jezui do të gjykojë gjithë njerëzimin dhe «do t’i ndajë njerëzit njërin nga tjetri, ashtu si ndan bariu delet nga cjeptë». (Mateu 25:31-​33) Gjykimi i tij do të varet nga fakti nëse i kanë mbështetur ose jo «vëllezërit» e Jezuit, ata që do të qeverisin me të në qiell.​—Mateu 25:34-​46.

  • Do të mblidhen qeveritarët e Mbretërisë. Besnikët që janë zgjedhur të qeverisin me Krishtin do të mbarojnë jetën në tokë dhe do të ringjallen për të jetuar në qiell.​—Mateu 24:31; 1 Korintasve 15:50-​53; 1 Selanikasve 4:​15-​17.

  • Do të ndodhë Harmagedoni. Kjo ‘luftë e ditës së madhe të Perëndisë së Plotfuqishëm’ quhet edhe «dita e Jehovait». (Zbulesa 16:14, 16; Isaia 13:9; 2 Pjetrit 3:​12) Ata që Krishti do t’i gjykojë të padenjë, do të shfarosen. (Sofonia 1:​18; 2 Selanikasve 1:​6-​10) Këtu futet edhe shkatërrimi i sistemit politik botëror, që në Bibël simbolizohet nga një bishë me shtatë koka.​—Zbulesa 19:19-​21.

Ngjarjet pas shtrëngimit të madh

  • Satanai dhe demonët do të lidhen. Një engjëll i madh do t’i hedhë Satanain dhe demonët «në humnerë», një gjendje joaktive e ngjashme me vdekjen. (Zbulesa 20:​1-3) Në këtë humnerë Satanai do të jetë si në burg; nuk do të mund të ndikojë askund jashtë saj.​—Zbulesa 20:7.

  • Do të fillojë Mijëvjeçari. Mbretëria e Perëndisë do të fillojë mbretërimin e saj 1.000-vjeçar, që do t’i sjellë bekime të mëdha njerëzimit. (Zbulesa 5:​9, 10; 20:​4, 6) Një ‘shumicë e madhe’ e panumërt do të mbijetojnë «nga shtrëngimi i madh» dhe do të shohin me sytë e tyre fillimin e Mijëvjeçarit në tokë.​—Zbulesa 7:​9, 14; Psalmi 37:​9-​11.

a Në librin e Zbulesës, feja e rreme quhet në mënyrë figurative Babilonia e Madhe, ‘prostituta e madhe’. (Zbulesa 17:​1, 5) Bisha me ngjyrë të kuqe të ndezur, që shkatërron Babiloninë e Madhe, është simbol i organizatës që ka për qëllim të bashkojë e të përfaqësojë kombet e botës. Nisi si Lidhja e Kombeve, ndërsa tani quhet Organizata e Kombeve të Bashkuara.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo