BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 112
  • Çfarë është qielli sipas Biblës?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë është qielli sipas Biblës?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Çfarë është qielli?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
  • Qielli
    Zgjohuni!—2016
  • Kush është në qiell?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Zbulesa 21:1—«Një qiell të ri e një tokë të re»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 112
Dielli shkëlqen përmbi re

Çfarë është qielli sipas Biblës?

Përgjigjja e Biblës

Fjala «qiell» ka tri kuptime kryesore në Bibël. Ajo përdoret: (1) për qiellin fizik; (2) për vendin ku banojnë krijesat qiellore dhe (3) për të simbolizuar një pozitë të lartë ose të ngritur. Në secilin rast, konteksti ndihmon për të përcaktuar kuptimin e saktë.a

  1. Qielli fizik. Sipas këtij kuptimi, «qielli» i referohet atmosferës së tokës ku fryn era, ku fluturojnë zogjtë, ku formohet shiu e bora dhe ku shkreptijnë vetëtimat. (Psalmi 78:26; Proverbat 30:19; Isaia 55:10; Luka 17:24) Mund t’i referohet edhe hapësirës kozmike ku ndodhen ‘dielli, hëna dhe yjet’.​—Ligji i përtërirë 4:​19; Zanafilla 1:1.

  2. Vendi ku banojnë krijesat qiellore. Fjala «qiell» u referohet edhe qiejve të padukshëm, ose vendit ku banojnë krijesat qiellore, të cilat janë një formë jete më e lartë, jashtë universit fizik. (1 Mbretërve 8:​27; Gjoni 6:​38) Në qiejt e padukshëm banojnë Perëndia Jehova, i cili është «Frymë», si edhe engjëjt që krijoi ai. (Gjoni 4:​24; Mateu 24:36) Ndonjëherë «qiejt» personifikojnë engjëjt besnikë, «kongregacionin e të shenjtëve».​—Psalmi 89:​5-7.

    Gjithashtu, Bibla e përdor fjalën «qiell» për t’iu referuar në mënyrë specifike pjesës së qiejve të padukshëm ku banon vetë Jehovai, pra «vendbanimit të tij». (1 Mbretërve 8:​43, 49; Hebrenjve 9:​24; Zbulesa 13:6) Për shembull, Bibla paratha se Satanai dhe demonët do të dëboheshin nga qielli e nuk do të lejoheshin më të hynin në praninë e Jehovait. Megjithatë, ata mbeten krijesa qiellore.​—Zbulesa 12:​7-9, 12.

  3. Simboli i një pozite të lartë ose të ngritur. Në Shkrime fjala «qiell» përfaqëson një pozitë të lartësuar, që zakonisht lidhet me autoritetin qeverisës. Një pozitë të tillë mund ta ketë:

    • Vetë Perëndia Jehova, si Sovran i plotfuqishëm.​—2 Kronikave 32:20; Luka 15:21.

    • Mbretëria e Perëndisë, qeveria që do të zëvendësojë sundimin njerëzor. Bibla i referohet kësaj Mbretërie si «qiej të rinj».​—Isaia 65:17; 66:22; 2 Pjetrit 3:​13.b

    • Të krishterët që, ndërsa janë në tokë, kanë shpresën të shkojnë në qiell.​—Efesianëve 2:6.

    • Qeveritë njerëzore që e kanë lartësuar veten mbi shtetasit e tyre.​—Isaia 14:12-​14; Danieli 4:​20-​22; 2 Pjetrit 3:7.

    • Krijesat e liga qiellore që tani sundojnë mbi të gjithë botën.​—Efesianëve 6:​12; 1 Gjonit 5:​19.

Çfarë ndodh në qiell?

Qielli i padukshëm është një vend ku gëlon aktiviteti. Aty jetojnë qindra milionë krijesa qiellore ‘që përmbushin fjalën’ e Jehovait.​—Psalmi 103:20, 21; Danieli 7:​10.

Bibla e përshkruan qiellin plot dritë e shkëlqim. (1 Timoteut 6:​15, 16) Profeti Ezekiel pa në vegim qiellin që ‘shndriste’, kurse në vegimin e Danielit për qiellin përmendet «një rrëke zjarri». (Ezekieli 1:​26-​28; Danieli 7:​9, 10) Qielli është i shenjtë, ose i pastër, dhe i bukur.​—Psalmi 96:6; Isaia 63:15; Zbulesa 4:​2, 3.

Ideja e përgjithshme që përçon Bibla për qiellin, është mbresëlënëse. (Ezekieli 43:​2, 3) Gjithsesi, është e pamundur që njerëzit ta kuptojnë plotësisht qiellin, meqë qiejt e padukshëm shkojnë përtej perceptimit njerëzor.

a Fjala hebraike e përkthyer «qiell» me sa duket vjen nga rrënja e një fjale që do të thotë «e lartë» ose «e ngritur». (Proverbat 25:3) Shiko The New Brown, Driver, and Briggs Hebrew and English Lexicon of the Old Testament, faqja 1029.

b Një enciklopedi pohon se qiejt e rinj tek Isaia 65:17 paraqesin «një qeveri të re, një mbretëri të re».​—McClintock and Strong’s Cyclopedia, vëllimi IV, faqja 122.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo