BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 57
  • Pse të pajtohem me motrën ose vëllanë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse të pajtohem me motrën ose vëllanë?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • «Miq dhe armiq»
  • Dy arsye për t’u pajtuar
  • Si të shkoj mirë me motrën ose vëllanë?
    Zgjohuni!—2010
  • Si të shkoj mirë me motrën ose vëllanë?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • Pse e kam të vështirë të shkoj mirë me vëllanë dhe motrën?
    Të rinjtë pyesin ... Përgjigje praktike
  • Si t’ia bëj që të mos jetoj më nën hijen e vëllait a të motrës?
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 57
Vëllai me motrën bëjnë një picë së bashku

TË RINJTË PYESIN

Pse të pajtohem me motrën ose vëllanë?

  • «Miq dhe armiq»

  • Dy arsye për t’u pajtuar

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

«Miq dhe armiq»

Motrat dhe vëllezërit janë quajtur ‘miqtë dhe armiqtë më të thekur që mund të gjenden’. I do dhe të duan shumë, por ndonjëherë thjesht nuk arrini të shkoni mirë me njëri-tjetrin. Elena 18-vjeçare thotë: «Vëllai i vogël më mërzit. Ai thotë ose bën pikërisht gjërat që më acarojnë.»

Disa mosmarrëveshje me motrën ose vëllanë mund të zgjidhen thjesht duke folur e duke bashkëpunuar. Për shembull:

  • Dy vëllezër që jetojnë në të njëjtën dhomë mund të zihen për privatësinë. Zgjidhja? Mësoni të bëni kompromis dhe t’i lini hapësirën e nevojshme njëri-tjetrit. Zbatoni parimin biblik që gjendet te Luka 6:​31.

  • Dy motra mund «t’i marrin hua» rrobat e njëra-tjetrës pa pyetur. Zgjidhja? Bisedoni për këtë dhe vini kufij të arsyeshëm. Zbatoni parimin biblik që gjendet te 2 Timoteut 2:​24.

Në disa raste, problemet me motrën ose vëllanë janë më të mëdha dhe mund të kenë pasoja të rënda. Ja dy shembuj nga Bibla:

  • Miriami dhe Aaroni ishin xhelozë për vëllanë tjetër, Moisiun, dhe kjo solli pasoja tragjike. Lexo historinë e tyre te Numrat 12:​1-​15. Pastaj pyet veten: «Ç’mund të më ndihmojë të mos jem xheloz për motrën a vëllanë?»

  • Inati i Kainit u shtua deri aty sa vrau të vëllanë, Abelin. Lexo tregimin te Zanafilla 4:​1-​12. Pastaj pyet veten: «Si ta frenoj inatin në marrëdhëniet me motrën ose vëllanë?»

Dy arsye për t’u pajtuar

Pavarësisht sesa e vështirë është të shkosh mirë me motrën a vëllanë, ka të paktën dy arsye pse ia vlen të përpiqesh.

  1. Tregon pjekuri. Një i ri me emrin Aleks, thotë: «Më ngriheshin shpejt nervat me dy motrat e vogla. Tani jam goxha më i qetë dhe më i duruar me to. Le të themi se jam rritur.»

    Bibla pohon: «Kush nuk zemërohet shpejt, është plot aftësi dalluese, por kush është i paduruar, lartëson marrëzinë.»​—Proverbat 14:29.

  2. Stërvitesh mirë për të ardhmen. Nëse nuk i toleron papërsosmëritë e motrës a të vëllait, si do t’ia bësh me bashkëshortin, me shokët e punës, me punëdhënësin apo me ndonjë tjetër që do të të lidhë puna në të ardhmen?

    Fakt: Suksesi i marrëdhënieve të tua në të ardhmen do të varet nga aftësia për të komunikuar e për të bashkëpunuar, dhe s’ka vend më të mirë sesa në familje për të zhvilluar aftësi të tilla.

    Bibla thotë: «Nëse është e mundur dhe aq sa varet nga ju, jini paqësorë.»​—Romakëve 12:18.

A do të doje ndihmë për të zgjidhur problemet me motrën a vëllanë? Lexo pjesën «Ja ç’thonë moshatarët e tu» e më pas shih fletën e punës shoqëruese «Të shkosh mirë me motrën a vëllanë».

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Xhesika

«Kam tri motra dhe mund të them se nuk është gjithmonë kollaj të shkojmë mirë me njëra-tjetrën. Në të njëjtën kohë, kam kuptuar se ato më njohin më mirë se kushdo tjetër dhe se do të më gjenden gjithmonë pranë.»​—Xhesika.

Taljeri

«Ka raste kur ia ngre nervat vëllait ose ai m’i ngre nervat. Por e kam shumë xhan. Gjithmonë ka qenë tipi që më ka nxitur besimin te vetja. E admiroj vendosmërinë që ka—​nuk heq dorë kollaj dhe gjithnjë bën më tepër se ç’i kërkohet.»​—Taljeri.

Kamea

«Më pëlqen të rri me të tjerët, ndaj është bukur që kam dy vëllezër të vegjël. Meqenëse janë çuna, shoqëria me ta më ka mësuar shumë si t’i trajtoj ata që nuk janë si unë. Jam vërtet e lumtur me vëllezër kaq fantastikë!»​—Kamea.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo