BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 119
  • Kush ose çfarë është Fjala e Perëndisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush ose çfarë është Fjala e Perëndisë?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Gjoni 1:1—«Në fillim ishte Fjala»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • «Ata që quhen ‘Perëndi’»
    Zgjohuni!—2005
  • Pse Jezui quhet Biri i Perëndisë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • E vërteta rreth Atit, Birit dhe frymës së shenjtë
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 119
Jezui mban në dorë një rrotull dhe flet

Kush ose çfarë është Fjala e Perëndisë?

Përgjigjja e Biblës

Shprehja ‘fjala e Perëndisë’ zakonisht i referohet një mesazhi ose disa mesazheve hyjnore. (Luka 11:28) Në disa raste «Fjala e Perëndisë» ose «Fjala» përdoret si titull personal.​—Zbulesa 19:13; Gjoni 1:​14.

Mesazh hyjnor. Shpesh profetët thoshin se mesazhet që jepnin, ishin fjala e Perëndisë. Për shembull, Jeremia i fillonte mesazhet profetike me shprehjen «fjala e Jehovait m’u drejtua». (Jeremia 1:​4, 11, 13; 2:1) Para se t’i tregonte Saulit se Zoti e kishte zgjedhur si mbret, profeti Samuel tha: «Ndalu pak që nëpërmjet meje të dëgjosh fjalën e Perëndisë.»​—1 Samuelit 9:​27.

Titull personal. Në Bibël «Fjala» del edhe si titull për Jezu Krishtin, qoftë kur ishte krijesë qiellore, qoftë kur ishte njeri në tokë. Shqyrto disa arsye pse arrijmë në këtë përfundim.

  • Fjala ka jetuar para se të krijohej çdo gjë tjetër. «Në fillim ishte Fjala. . . . Ky ishte në fillim me Perëndinë.» (Gjoni 1:​1, 2) Jezui është «i parëlinduri i gjithë krijimit. . . . Ai është para çdo gjëje tjetër».​—Kolosianëve 1:​13-​15, 17.

  • Fjala erdhi në tokë si njeri. «Fjala u bë mish e banoi mes nesh.» (Gjoni 1:​14) Krishti Jezu ‘hoqi dorë nga privilegjet hyjnore dhe u bë si një skllav. U bë njeri në këtë botë’.​—Filipianëve 2:​5-7, Bibla ECM.

  • Fjala është Biri i Perëndisë. Pasi tha «Fjala u bë mish», siç e pamë më lart, apostulli Gjon vazhdoi: «Na u tregua një pamje e lavdisë së tij, një lavdi si ajo që i përket një biri të vetëmlindur nga një atë.» (Gjoni 1:​14) Gjoni shkroi edhe: «Jezu Krishti është Biri i Perëndisë.»​—1 Gjonit 4:​15.

  • Fjala ka cilësi si të Zotit. «Fjala ishte një perëndi», ose kishte cilësi hyjnore. (Gjoni 1:1) Jezui ishte «pasqyrimi i lavdisë së Perëndisë dhe paraqitja e saktë e vetë qenies së tij».​—Hebrenjve 1:​2, 3.

  • Fjala qeveris si mbret. Bibla thotë se Fjala e Perëndisë ka «shumë kurora» mbretërore në kokë. (Zbulesa 19:12, 13, Diodati i Ri) Fjala quhet edhe «Mbret i mbretërve dhe Zotëri i zotërinjve». (Zbulesa 19:16) Jezui quhet «Mbreti i atyre që mbretërojnë dhe Zotëria i atyre që sundojnë si zotërinj».​—1 Timoteut 6:​14, 15.

  • Fjala shërben si zëdhënës i Zotit. Titulli «Fjala» me sa duket e identifikon personin si atë që përdor Perëndia për të përcjellë informacione dhe udhëzime. Jezui tha se kishte këtë rol: «Ati që më dërgoi, më urdhëroi se çfarë të them e çfarë të flas. . . . Prandaj, gjërat që them, i them ashtu si m’i ka thënë Ati.»​—Gjoni 12:49, 50.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo