BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwfq artikulli 54
  • Ç’pikëpamje kanë Dëshmitarët e Jehovait për divorcin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ç’pikëpamje kanë Dëshmitarët e Jehovait për divorcin?
  • Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A i ndihmojnë Dëshmitarët çiftet që kanë probleme martesore?
  • A duhet ta miratojnë pleqtë e kongregacionit divorcin e një Dëshmitari?
  • Si e shohin ndarjen Dëshmitarët?
  • Sikur martesa të jetë në buzë të thyerjes
    Sekreti i lumturisë familjare
  • Pikëpamja e Biblës për divorcin dhe ndarjen
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
  • Ndero «atë që Perëndia e ka bashkuar»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Pse duhet ta konsiderojmë të shenjtë martesën?
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Pyetje që bëhen më shpesh për Dëshmitarët e Jehovait
ijwfq artikulli 54
Një foto dasme e grisur më dysh

Ç’pikëpamje kanë Dëshmitarët e Jehovait për divorcin?

Ne i përmbahemi pikëpamjes së Biblës për martesën dhe për divorcin. Perëndia e krijoi martesën si një lidhje të përhershme mes një burri dhe një gruaje. Sipas Shkrimeve, e vetmja bazë për divorc është imoraliteti seksual.​—Mateu 19:​5, 6, 9.

A i ndihmojnë Dëshmitarët çiftet që kanë probleme martesore?

Po, në disa mënyra.

  • Botimet. Me anë të tyre dalin rregullisht artikuj që forcojnë martesat, madje edhe ato që duken të pashpresa. Për shembull, shih artikujt: «Si ta ruash përkushtimin në martesë?», «Si të falësh?» dhe «Si të rifitoni besimin?»

  • Mbledhjet. Si në mbledhjet e kongregacionit, ashtu edhe në asamble e kongrese jepen këshilla praktike nga Bibla për martesën.

  • Pleqtë. Pleqtë e kongregacionit u japin ndihmë personale çifteve, duke ua drejtuar vëmendjen te shkrime, si Efesianëve 5:​22-​25.

A duhet ta miratojnë pleqtë e kongregacionit divorcin e një Dëshmitari?

Jo. Edhe nëse pleqve u kërkohet të ndihmojnë një çift të përballojë vështirësitë në martesë, ata nuk janë të autorizuar t’i thonë çiftit çfarë të bëjë. (Galatasve 6:5) Gjithsesi, dikush që vendos të divorcohet pa bazë biblike nuk është i lirë nga ana biblike të rimartohet.​—1 Timoteut 3:​1, 5, 12.

Si e shohin ndarjen Dëshmitarët?

Bibla i inkurajon bashkëshortët të qëndrojnë bashkë edhe kur gjërat vështirësohen. (1 Korintasve 7:​10-​16) Shumë nga problemet mund të zgjidhen duke u lutur vazhdimisht, duke zbatuar parimet biblike dhe duke treguar dashuri.​—1 Korintasve 13:​4-8; Galatasve 5:​22.

Megjithatë, disa të krishterë kanë vendosur të ndahen nga bashkëshorti, në situata ekstreme, si më poshtë:

  • Kur nuk i siguron qëllimisht familjes gjërat e nevojshme.​—1 Timoteut 5:8.

  • Kur ka keqtrajtim fizik ekstrem.​—Psalmi 11:5.

  • Kur vihet absolutisht në rrezik marrëdhënia me Perëndinë. Për shembull, nëse bashkëshorti e detyron të shkelë në ndonjë mënyrë urdhërimet e Perëndisë, bashkëshorti Dëshmitar mund të vendosë se ndarja është mënyra e vetme që ‘t’i bindet Perëndisë si sundimtar, dhe jo njerëzve’.​—Veprat 5:​29.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo