BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 131
  • Çfarë thotë Bibla për makijazhin dhe bizhuteritë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për makijazhin dhe bizhuteritë?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Nuk është e gabuar të mbash veten
  • Ide të gabuara për makijazhin dhe bizhuteritë
  • A duhet ta fshehin gratë bukurinë?
    Zgjohuni!—2005
  • Bizhuteritë
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Veshja dhe krehja juaj: A i interesojnë Perëndisë?
    Zgjohuni!—1998
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 131
Një grua që mban një varëse

Çfarë thotë Bibla për makijazhin dhe bizhuteritë?

Përgjigjja e Biblës

Edhe pse Bibla nuk flet me hollësi për këtë temë, ajo nuk dënon bërjen e makijazhit, vendosjen e bizhuterive apo lloje të tjera stolisjeje. Megjithatë, në vend që të përqendrohet te paraqitja fizike, Bibla nxit «veshjen e paprishshme të frymës së qetë e të butë».​—1 Pjetrit 3:​3, 4.

Nuk është e gabuar të mbash veten

  • Bibla përmend gra besnike që stoliseshin. Rebeka, që u martua me Isakun, djalin e Abrahamit, mori si dhuratë nga vjehrri i ardhshëm një unazë hunde të artë, byzylykë prej ari dhe të tjera bizhuteri të shtrenjta. (Zanafilla 24:22, 30, 53) Po njësoj, Estera pranoi ‘trajtime’ bukurie për t’u përgatitur për pozitën e mundshme si mbretëreshë e Perandorisë Perse. (Estera 2:​7, 9, 12) Me sa duket, këto trajtime përfshinin përdorimin e «kozmetikës», ose «të llojeve të ndryshme të makijazhit».​—New International Version; Easy-to-Read Version.

  • Krahasimet e Biblës ku përmenden bizhuteritë, kanë ngjyrim pozitiv. Për shembull, një person që jep këshilla të mira, përshkruhet si «një vath i artë . . . për veshin që e dëgjon». (Proverbat 25:12) Edhe vetë Perëndia krahasoi mënyrën si e trajtoi kombin e Izraelit me stolisjen e një nuseje nga bashkëshorti, me byzylykë, varëse dhe vathë. Kjo stolisje e bëri kombin ‘shumë, shumë të bukur’.​—Ezekieli 16:11-​13.

Ide të gabuara për makijazhin dhe bizhuteritë

Ide e gabuar: Te 1 Pjetrit 3:3, Bibla e dënon ‘gërshetimin e flokëve dhe vënien e stolive prej ari’.

Fakt: Sipas kontekstit, këtu Bibla po thekson se bukuria e brendshme ka më shumë vlerë se bukuria fizike ose stolisja. (1 Pjetrit 3:​3-6) Një kontrast të tillë e shohim edhe në vargje të tjera biblike.​—1 Samuelit 16:7; Proverbat 11:22; 31:30; 1 Timoteut 2:​9, 10.

Ide e gabuar: Fakti që mbretëresha e ligë Jezebelë ‘kishte lyer sytë’, provon se makijazhi është i gabuar.​—2 Mbretërve 9:​30.

Fakt: Jezebela, e cila u mor me magji dhe vrau njerëz, nuk u gjykua për pamjen, por për veprat e liga.​—2 Mbretërve 9:​7, 22, 36, 37.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo