BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 73
  • Si të mbrohem nga bullizmi kibernetik?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të mbrohem nga bullizmi kibernetik?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë duhet të dish?
  • Ç’mund të bësh?
  • Po nëse më ngacmojnë «të fortët»?
    Të rinjtë pyesin
  • Ç’të bëj nëse fëmija im është viktimë e bullizmit?
    Ndihmë për familjen
  • Po nëse jam viktimë e bullizmit në shkollë?
    Të rinjtë pyesin: 10 pyetje marrin përgjigje
  • Të lirë nga prepotenca
    Zgjohuni!—2003
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 73
Një i ri i dëshpëruar pasi ka rënë pre e bullizmit kibernetik

TË RINTË PYESIN

Si të mbrohem nga bullizmi kibernetik?

  • Çfarë duhet të dish?

  • Ç’mund të bësh?

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Çfarë duhet të dish?

Interneti ia ka thjeshtuar rrugën bullizmit. Libri CyberSafe thotë: «Edhe fëmijët e mirë mund sillen keq, të fshehur pas një ekrani.»

Disa mund të jenë shënjestër më e lehtë. Këtu përfshihen ata që duken tipa të mbyllur, të ndryshëm ose që kanë vlerësim të ulët për veten.

Bullizmi kibernetik sjell pasoja serioze. Ai mund të nxitë vetminë, depresionin e madje i ka shtyrë disa drejt vetëvrasjes.

Ç’mund të bësh?

Si fillim pyet veten: «A është vërtet bullizëm?» Ndonjëherë njerëzit thonë fjalë lënduese që nuk i kanë me tërë mend. Kur ndodh një gjë e tillë, mund të ndjekim këshillën e mençur të Biblës:

«Mos u fyej shpejt, sepse fyerja prehet në gji të budallenjve.»​—Eklisiastiu 7:9.

Nga ana tjetër, kur dikush ngacmon, poshtëron ose kërcënon qëllimisht dikë nëpërmjet Internetit, kjo konsiderohet bullizëm.

Nëse je bërë shënjestër e bullizmit kibernetik, mos harro: mënyra si reagon, mund ta përmirësojë ose ta përkeqësojë situatën. Pse mos të provosh një ose disa nga sugjerimet e mëposhtme?

Shpërfille bullistin. Bibla thotë: «Kush i frenon fjalët e veta, zotëron njohuri, dhe njeriu me aftësi dalluese është gjakftohtë.»​—Proverbat 17:27.

Shiko një arsye pse kjo këshillë është e dobishme. Nensi Uillërdi thotë në librin e saj: «Synimi kryesor i bullistëve është që shënjestra e tyre të humbasë qetësinë. . . . Dhe kur kjo ndodh, atëherë në thelb viktima e bullizmit po lejon të kontrollohet nga bullisti.»—Cyberbullying and Cyberthreats.

Përfundimi: Ndonjëherë përgjigjja më e mirë është të mos përgjigjesh fare.

Rezistoji dëshirës për t’u hakmarrë. Bibla thotë: «Mos e ktheni të keqen me të keqe dhe sharjen me të sharë.»​—1 Pjetrit 3:9.

Ja një arsye pse kjo këshillë është me vend: «Zemërimi tregon dobësi, dhe kjo i jep më shumë zemër atij që po të ngacmon»,—thotë libri Cyber-Safe Kids, Cyber-Savvy Teens. Gjithashtu, nëse hakmerresh, mund të japësh idenë se ti je po aq përgjegjës sa ai që po të ngacmon.

Përfundimi: Mos i hidh benzinë zjarrit.

Vepro. Bibla thotë: «Mos e lejo të keqen të të mundë.» (Romakëve 12:21) E vërteta është se mund të bësh diçka për t’i dhënë fund bullizmit​—pa e përkeqësuar situatën.

Për shembull:

  • Bëji bllok personit që po të dërgon mesazhet. «Gjërat që nuk i lexon, s’mund të të lëndojnë»,—thotë libri Mean Behind the Screen.

  • Ruaji të gjitha provat edhe pse nuk i lexon. Këtu mund të përfshihen sms-të e dhunshme, mesazhet online, posta elektronike, postimet në blogje ose në median sociale, mesazhet zanore e çdo lloj tjetër komunikimi.

  • I thuaji të mos e bëjë më. Dërgoji një mesazh të prerë, por pa përfshirë emocionet, si:

    • «Mos më dërgo më mesazhe.»

    • «Fshije postimin.»

    • «Nëse vazhdon, atëherë do të marr masa të tjera.»

  • Ki më shumë besim te vetja. Në vend se të përqendrohesh te dobësitë, përqendrohu te pikat e forta. (2 Korintasve 11:6) Si ata që ngacmojnë ballë për ballë, edhe ata që ngacmojnë online, vënë në shënjestër ata që duken të dobët e të pambrojtur.

  • Tregoji një të rrituri, për shembull, prindërve. Gjithashtu mund ta raportosh situatën te siti i Internetit ose tek operatori i shërbimit që po përdor ngacmuesi. Kur bëhet fjalë për një situatë të rëndë, bashkë me prindërit duhet të raportoni në shkollë, në polici e madje të kërkoni ndihmë ligjore.

Përfundimi: Mund të bësh diçka për t’i dhënë fund ngacmimit ose të paktën të pakësosh ndikimin që ka te ti bullizmi kibernetik.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Natalia

«Nëse je bërë shënjestër e bullizmit në Internet, a është vërtet e nevojshme të përdorësh atë sit? Mos ndoshta dëmi është më i madh se dobitë? A mund t’i bësh bllok atij personi? Në përgjithësi mund të bësh diçka për t’i dhënë fund një situate të tillë.»—Natalia.

Dariusi

«Nëse je bërë shënjestër e bullizmit kibernetik, tregoji një të rrituri. Mos ki frikë se do të të quajnë ‘qullac’ ose ‘kalama’. Ti s’je fare i tillë. Që të flasësh, duhet forcë.»​—Dariusi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo