BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 138
  • Çfarë thotë Bibla për dinozaurët?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë thotë Bibla për dinozaurët?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Një vështrim rreth botës
    Zgjohuni!—2006
  • Hipopotami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Krijesat në botën e kafshëve lartësojnë Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Krokodili
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 138
Dinozaurë

Çfarë thotë Bibla për dinozaurët?

Përgjigjja e Biblës

Bibla nuk i përmend drejtpërdrejt dinozaurët. Megjithatë thotë se Perëndisë i takon merita për ‘krijimin e gjithçkaje’, prandaj është e qartë se dinozaurët ishin mes gjërave të krijuara.a (Zbulesa 4:11) Edhe pse Bibla nuk i përmend në mënyrë specifike, ajo flet për grupe krijesash ku mund të përfshihen dinozaurët.

  • «Përbindëshat e mëdhenj të detit.»​—Zanafilla 1:21.

  • «Çdo kafshë tjetër që lëviz në tokë.»​—Zanafilla 1:25.

  • «Kafshët e egra të tokës.»​—Zanafilla 1:25.

A evoluan dinozaurët nga kafshët e tjera?

Provat fosile tregojnë se dinozaurët u shfaqën papritur dhe jo gradualisht nëpërmjet evolucionit. Kjo është në përputhje me pohimet biblike, sipas të cilave të gjitha kafshët i krijoi Perëndia. Për shembull, Psalmi 146:6 e përshkruan Perëndinë si Ai «që bëri qiellin dhe tokën, detin dhe gjithçka është në ta».

Kur jetuan dinozaurët?

Bibla tregon se kafshët e detit dhe të tokës u krijuan gjatë ditës, ose epokës, së pestë e të gjashtë të krijimit.b (Zanafilla 1:20-25, 31) Prandaj, Bibla përcjell idenë se dinozaurët kanë ekzistuar për një periudhë të gjatë kohe.

A ishin dinozaurë Behemothi dhe Leviathani?

Jo. Edhe pse këto kafshë të përmendura te libri i Jobit nuk mund të identifikohen me siguri, në përgjithësi, Behemothi është identifikuar si hipopotami, ndërsa Leviathani si krokodili. Këto emërtime përputhen me mënyrën si përshkruhen në Shkrime. (Jobi 40:15-23; 41:1, 14-17, 31) Sido që të jetë, termat «Behemoth» dhe «Leviathan» nuk mund t’u referohen dinozaurëve. Perëndia i tha Jobit t’i vëzhgonte këto kafshë, dhe Jobi jetoi shumë kohë pasi dinozaurët ishin zhdukur.​—Jobi 40:16; 41:8.

Ç’ndodhi me dinozaurët?

Bibla nuk flet për zhdukjen e tyre. Megjithatë thotë se të gjitha gjërat u krijuan «falë vullnetit [të Perëndisë]», pra ishte e qartë se Ai kishte një qëllim pse i krijoi dinozaurët. (Zbulesa 4:11) Kur u përmbush ky qëllim, Perëndia lejoi të zhdukeshin.

a Dëshmitë fosile provojnë se dinozaurët kanë ekzistuar. Në fakt, fosilet dëshmojnë se për njëfarë kohe kanë ekzistuar shumë dinozaurë të formave e të përmasave nga më të ndryshmet.

b Në Bibël, fjala «ditë» mund t’u referohet periudhave kohore që zgjatin mijëra vjet.​—Zanafilla 1:31; 2:1-4; Hebrenjve 4:4, 11.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo