BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwhf artikulli 1
  • Si ta mbash nën kontroll zemërimin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta mbash nën kontroll zemërimin
  • Ndihmë për familjen
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë duhet të dish
  • Ç’mund të bësh
  • Çfarë thotë Bibla për zemërimin?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Problemi me zemërimin
    Zgjohuni!—2012
  • Si ta mbajmë nën kontroll zemërimin?
    Zgjohuni!—2012
  • Kur lindin mosmarrëveshje në martesë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Ndihmë për familjen
ijwhf artikulli 1
Një grua zemërohet, sepse i shoqi shikon televizor ndërsa ajo lan enët

NDIHMË PËR FAMILJEN

Si ta mbash nën kontroll zemërimin

Bashkëshorti thotë ose bën diçka që të acaron nervat, por ti përpiqesh të mos e japësh veten. Pastaj, yt shoq e kupton se diçka nuk shkon dhe nis të të pyesë. Kjo t’i ngre nervat edhe më tepër. Si ta kontrollosh zemërimin kur je gati të shpërthesh?

  • Çfarë duhet të dish

  • Ç’mund të bësh

Çfarë duhet të dish

  • Zemërimi i pakontrolluar mund të të dëmtojë shëndetin. Studimet tregojnë se zemërimi i pafre shton rrezikun e tensionit të lartë, të sëmundjeve të zemrës, të depresionit dhe të problemeve me tretjen. Gjithashtu, zemërimi lidhet me pagjumësinë, ankthin e tepërt, problemet me lëkurën dhe me iktusin. Jo më kot Bibla thotë: «Mos u inatos . . . , që të mos i bësh keq vetes!»—Psalmi 37:8, Bibla ECM.

  • Edhe nëse e ndrydh zemërimin, mund të të dëmtojë. Po të mbetesh i zemëruar, kjo ndjenjë mund të jetë si një sëmundje që të konsumon nga brenda. Për shembull, mund të zhvillosh një qëndrim cinik ose kritik. Bashkëshorti do ta ketë goxha të vështirë të jetojë me ty po të zhvillosh këtë qëndrim dhe ka të ngjarë ta dëmtosh seriozisht martesën.

Ç’mund të bësh

  • Kërko cilësitë e bukura te bashkëshorti. Rendit tri gjëra që admiron te bashkëshorti. Herën tjetër që të ndodh të zemërohesh me të, mendo për cilësitë që veçove. Kështu mund ta mbash nën kontroll zemërimin.

    Parimi biblik: «Tregohuni mirënjohës.»—Kolosianëve 3:15.

    Një grua e zënë me punët e shtëpisë mendon se si bashkëshorti e ndihmon me punët, e dëgjon dhe kujdeset për të kur është e sëmurë
  • Mëso të falësh. Si fillim përpiqu t’i shohësh gjërat nga pikëpamja e bashkëshortit. Kjo do të të ndihmojë të zhvillosh empati, ose siç thuhet në Bibël, «ndjenja të përbashkëta». (1 Pjetrit 3:8) Pastaj pyet veten: «A është kaq serioze arsyeja pse jam zemëruar, sa të mos fal dot?»

    Parimi biblik: ‘Është gjë e bukur të kapërcesh shkeljen.’—Proverbat 19:11.

  • Shprehi ndjenjat me dhembshuri e takt. Fol në vetën e parë njëjës. Për shembull, në vend që t’i thuash bashkëshortit «pse s’më more në telefon të më tregoje ku ishe? S’të bëhet vonë fare për mua!», pse të mos i thuash «jam në merak kur është vonë dhe nuk e di ku je». Po të flasësh me butësi, mund ta kontrollosh zemërimin.

    Parimi biblik: «Fjala juaj të jetë gjithnjë me hir dhe e ndrequr me kripë.»—Kolosianëve 4:6.

  • Dëgjo me respekt. Pasi të flasësh, lëre bashkëshortin të shprehet pa e ndërprerë. Kur bashkëshorti të ketë mbaruar së foluri, përmblidhe atë që ka thënë, që të shohësh nëse e ke kuptuar mirë. Ky veprim i thjeshtë, dëgjimi, mund të të ndihmojë goxha që t’i vësh fre zemërimit.

    Parimi biblik: ‘Ji i shpejtë në të dëgjuar e mos u nxito në të folur.’—Jakovi 1:19.

Timi dhe Xheniferi

«Po ta ndrydhësh zemërimin, problemi do të përsëritet dhe në fund ke për të shpërthyer. Është më mirë të diskutosh me respekt për problemin. Pasi i sqarojmë gjërat, bashkë me tim shoq na pëlqen të themi: ‘Prapë shokë, mirë?’»—Xheniferi me të shoqin, Timin.

Xhejda dhe Kori

«Diçka që vlerësoj vërtet tek im shoq është se gjithmonë më dëgjon dhe i kupton shqetësimet e mia. Edhe kur nuk është dakord, e merr parasysh pikëpamjen time. Asnjëherë nuk më bën të ndihem si budallaqe për mënyrën si mendoj.»—Xhejda me të shoqin, Korin.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo