BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbq artikulli 145
  • Çfarë është Jerusalemi i ri?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Çfarë është Jerusalemi i ri?
  • Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigjja e Biblës
  • Të dhëna për të identifikuar Jerusalemin e ri
  • Qyteti që shndrit
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
  • Jerusalemi: «Qyteti i mbretit madhështor»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Një qiell i ri dhe një tokë e re
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
  • Zbulesa 21:1—«Një qiell të ri e një tokë të re»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
Shih më tepër
Përgjigje për pyetje rreth Biblës
ijwbq artikulli 145
Jerusalemi i ri siç përshkruhet në librin biblik të Zbulesës

Çfarë është Jerusalemi i ri?

Përgjigjja e Biblës

«Jerusalemi i ri», një shprehje që del dy herë në Bibël, është një qytet simbolik që përfaqëson një grup dishepujsh të Jezuit, të cilët do të qeverisin me të në Mbretërinë e Perëndisë. (Zbulesa 3:12; 21:2) Bibla tregon se ky grup quhet edhe nusja e Krishtit.

Të dhëna për të identifikuar Jerusalemin e ri

  1. Jerusalemi i ri është në qiell. Sa herë që Bibla përmend Jerusalemin e ri, thotë se zbret nga qielli, ku engjëjt ruajnë portat e qytetit. (Zbulesa 3:12; 21:2, 10, 12) Gjithashtu, përmasat tejet të mëdha të qytetit janë provë se nuk mund të jetë në tokë. Ai ka formë kubi dhe perimetri i tij është «dymbëdhjetë mijë stadë».a (Zbulesa 21:16) Kështu anët e tij të shtrira në hapësirë janë thuajse 560 kilometra të lartë.

  2. Jerusalemi i ri përbëhet nga një grup dishepujsh të Jezuit, nusja e Krishtit. Jerusalemi i ri quhet ‘nusja, gruaja e Qengjit’. (Zbulesa 21:9, 10) Në këtë përshkrim simbolik, Qengji është Jezu Krishti. (Gjoni 1:29; Zbulesa 5:12) ‘Gruaja e qengjit’, nusja e Krishtit, përfaqëson të krishterët që do të bashkohen me Jezuin në qiell. Bibla e krahason lidhjen mes Jezuit dhe këtyre të krishterëve me lidhjen mes burrit e gruas. (2 Korintasve 11:2; Efesianëve 5:23-25) Për më tepër, gurët e themelit të Jerusalemit të ri kanë si mbishkrim «dymbëdhjetë emrat e dymbëdhjetë apostujve të Qengjit». (Zbulesa 21:14) Ky detaj vërteton identitetin e Jerusalemit të ri, meqë të krishterët që janë thirrur për jetën në qiell, ‘janë ndërtuar mbi themelin e apostujve e të profetëve’.​—Efesianëve 2:20.

  3. Jerusalemi i ri është pjesë e një qeverie. Jerusalemi i lashtë ishte kryeqyteti i Izraelit, vendi ku qeverisën «në fronin e Jehovait» mbreti David, i biri, Solomoni, dhe pasardhësit e tyre. (1 Kronikave 29:23) Prandaj, Jerusalemi, i quajtur ‘qyteti i shenjtë’, përfaqësonte qeverisjen e Perëndisë nëpërmjet dinastisë së Davidit. (Nehemia 11:1) Jerusalemi i ri, që po ashtu quhet ‘qyteti i shenjtë’, përbëhet nga ata që bashkohen me Jezuin në qiell ‘për të mbretëruar mbi tokën’.​—Zbulesa 5:9, 10; 21:2.

  4. Jerusalemi i ri u sjell bekime njerëzve në tokë. Për Jerusalemin e ri thuhet se ‘zbret nga qielli, nga Perëndia’, gjë që tregon se Perëndia e përdor për të ndikuar te çështjet përtej qiellit. (Zbulesa 21:2) Kjo shprehje e lidh Jerusalemin e ri me Mbretërinë e Perëndisë, të cilën Ai e përdor për të përmbushur vullnetin e tij «si në qiell, edhe në tokë». (Mateu 6:10) Ja disa nga bekimet që Perëndia ka si qëllim t’u sjellë njerëzve:

    • Heqja e mëkatit. Nga Jerusalemi i ri rrjedh «një lumë me ujin e jetës» i cili ujit «pemët e jetës», që janë «për shërimin e kombeve». (Zbulesa 22:1, 2) Falë këtij shërimi, që përfshin shërimin fizik dhe rivendosjen e një marrëdhënieje të shëndetshme me Perëndinë, do të hiqet mëkati dhe njerëzit do të fitojnë jetën e përsosur, siç kishte për qëllim Perëndia që në fillim.​—Romakëve 8:21.

    • Marrëdhënie të mira mes Perëndisë dhe njerëzve. Mëkati ka krijuar një hendek mes njerëzve dhe Perëndisë. (Isaia 59:2) Kur mëkati të mos ekzistojë më, atëherë do të përmbushet plotësisht kjo profeci: «Tenda e Perëndisë është me njerëzit. Ai do të banojë me ta, e ata do të jenë populli i tij. Po, vetë Perëndia do të jetë me ta.»​—Zbulesa 21:3.

    • S’do të ketë më vuajtje dhe vdekje. Nëpërmjet Mbretërisë së tij, Perëndia «do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më».​—Zbulesa 21:4.

a Stadi ishte njësi matëse e përdorur nga romakët. 1 stad është i barabartë me 185 metra.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo