BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 82
  • Si ta menaxhoj kohën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta menaxhoj kohën?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Pse duhet ta menaxhosh kohën?
  • Ç’mund të bësh?
  • 20 Mënyra për të pasur më shumë kohë
    Zgjohuni!—2010
  • Si ta organizoj kohën?
    Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1
  • Si ta shfrytëzoj kohën me mençuri?
    Zgjohuni!—2009
  • Si të mos i zvarrit më gjërat?
    Të rinjtë pyesin
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 82
Një adoleshent është i shqetësuar me mënyrën si e ka menaxhuar kohën—luan futboll dhe sheh televizor para se të bëjë detyrat

TË RINJTË PYESIN

Si ta menaxhoj kohën?

  • Pse duhet ta menaxhosh kohën?

  • Ç’mund të bësh?

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Pse duhet ta menaxhosh kohën?

  • Koha është si paraja. Po e shpërdorove nuk do ta kesh kur të të duhet. Nga ana tjetër, po ta planifikosh, do të të ngelet kohë të merresh me gjërat që të pëlqejnë!

    Parimi biblik: «Përtaci dëshiron, por shpirti i tij s’ka asgjë. Megjithatë shpirti i atyre që ngulmojnë, majmet.»​—Proverbat 13:4.

    Përfundimi: Menaxhimi i kohës do të të sjellë më shumë liri, jo më pak.

  • Menaxhimi i kohës është një aftësi e çmuar që do të të hyjë në punë në moshë të rritur. Madje mund të përcaktojë nëse do të mbash apo do të humbësh vendin e punës. Në fund të fundit, po të drejtoje një biznes, a do ta mbaje një punonjës që e ka zakon të vijë me vonesë?

    Parimi biblik: «Kush është i besueshëm në gjëra të vogla, është i besueshëm edhe në të mëdha.»​—Luka 16:10.

    Përfundimi: Aftësia për të menaxhuar kohën flet disi për llojin e personit që je.

Megjithatë, menaxhimi i kohës nuk është i lehtë. Shqyrto disa pengesa.

Pengesa nr. 1: Shokët

«Nëse shoqëria më fton të dal me ta, thuajse gjithnjë them po, edhe pse në të vërtetë nuk kam kohë. Mendoj: ‘Eh mirë, mund t’i bëj gjërat shpejt e shpejt kur të shkoj në shtëpi.’ Kjo nuk funksionon në çdo rast dhe, si pasojë, gjërat dalin shumë keq.»​—Sinthia.

Pengesa nr. 2: Shpërqendrimet

«TV është si fshesë me korrent. Të thith brenda me emisione dhe fiIma që është e vështirë t’u rezistosh.»​—Ajvi.

«Mund të rri edhe orë të tëra me tabletën. Ndihem në faj që e heq nga duart vetëm kur i bie bateria.»​—Maria.

Pengesa nr. 3: Zvarritja

«I zvarrit detyrat e shkollës dhe çdo gjë tjetër që duhet të bëj. E harxhoj kohën me gjëra koti derisa s’kam më nga t’ia mbaj e më duhet t’i mbaroj patjetër detyrat—kjo s’është hiç mënyrë e mirë për të menaxhuar kohën.»​—Beti.

Një adoleshent është i lumtur me mënyrën si e ka menaxhuar kohën—në fillim lexon, pastaj bën detyrat e shtëpisë dhe i ngelet kohë për të luajtur futboll

Menaxhimi i kohës do të të sjellë më shumë liri, jo më pak

Ç’mund të bësh?

  1. Shkruaj një listë të angazhimeve. Mund të përfshish punët e shtëpisë ose detyrat e shkollës. Shkruaj sa kohë të duhet zakonisht në një javë për të mbaruar secilën.

    Parimi biblik: «Të siguroheni për gjërat më të rëndësishme.»​—Filipianëve 1:​10.

  2. Shkruaj një listë të aktiviteteve të kohës së lirë. Mund të përfshish përdorimin e rrjeteve sociale dhe shikimin e televizorit. Përsëri, shkruaj sa kohë kalon zakonisht në një javë për secilin aktivitet.

    Parimi biblik: «Vazhdoni të veproni me mençuri . . . duke blerë kohën e duhur për veten tuaj.»​—Kolosianëve 4:5.

  3. Bëj një plan. Hidhu një sy listave që bëre. A ke lënë mjaft kohë për angazhimet më të rëndësishme? Mos duhet të blesh kohë nga aktivitetet e kohës së lirë?

    Sugjerim: çdo ditë shkruaj një listë të gjërave që duhet të bësh dhe vër një shenjë kur ta përfundosh.

    Parimi biblik: «Planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri përfitim.»​—Proverbat 21:5.

  4. Zbatoje planin. Që të mbarosh gjërat më të rëndësishme, është e vërtetë që aty-këtu do të të duhet të refuzosh ndonjë ftesë të shoqërisë. Gjithsesi, në përgjithësi, do të kesh më shumë kohë të lirë dhe do ta shijosh më shumë kohën e lirë.

    Parimi biblik: «Jini të papërtuar në punët tuaja.»—Romakëve 12:11.

  5. Shpërbleje veten, por jo tepër herët. Një e re me emrin Tara thotë: «Ndonjëherë mbaroj 2 gjëra të listës dhe mendoj: ‘OK, mund të shoh 15 minuta televizor dhe pastaj t’i kthehem punës.’ Mirëpo, 15 minutat bëhen 30, pastaj 30 minutat bëhen 1 orë dhe, si pa kuptuar, kam harxhuar 2 orë para televizorit.»

    Si ta zgjidhësh? Shikoje zbavitjen si shpërblim ngaqë ke përfunduar çdo angazhim, jo si pjesë të pashmangshme të ditës.

    Parimi biblik: «Për njeriun s’ka asgjë më të mirë se . . . të shohë të mira, për shkak të mundit të tij.»​—Eklisiastiu 2:​24.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Shajena

«Mbaj një program të shkruar që të shoh gjithçka që duhet të bëj. Madje programoj ca kohë pushim, që të ‘karikoj bateritë’. Pasja e një plani më jep një tablo të qartë se ku të jem e rreptë me veten dhe ku të bëj lëshime.»​—Shajena.

Samueli

«Kam mësuar t’u them jo gjërave që s’i bëj dot. Mund të jetë e vështirë të thuash jo, por asnjë s’është mërzitur kurrë me mua kur u kam shpjeguar që arsyeja pse s’mund t’i ndihmoja, ishte se s’u kushtoja dot tërë vëmendjen time.»​—Samueli.

Bruklin

«Kur e kisha programin tejet të ngjeshur, priresha të neglizhoja gjumin dhe ushtrimet fizike. Por ndonjëherë, sikur një orë më shumë gjumë a ushtrime, bënin që të isha më produktive dhe më e lumtur të nesërmen. Është e rëndësishme të kujdesesh për shëndetin.»​—Bruklin.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo