BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwhf artikulli 10
  • Teknologjia: Po ju bashkon, apo po ju ndan?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Teknologjia: Po ju bashkon, apo po ju ndan?
  • Ndihmë për familjen
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë duhet të dish?
  • Ç’mund të bësh?
  • Si ndikon teknologjia te martesa?
    Zgjohuni!—2021
  • Si ta lësh punën «në punë»?
    Ndihmë për familjen
  • Në këtë numër
    Zgjohuni!—2021
  • «Martesa të nderohet»
    ‘Ruaj veten në dashurinë e Perëndisë’
Shih më tepër
Ndihmë për familjen
ijwhf artikulli 10
Burri dhe gruaja përdorin telefonin gjatë një vakti.

NDIHMË PËR FAMILJEN | MARTESA

Teknologjia: Po ju bashkon, apo po ju ndan?

Teknologjia mund të ndikojë për mirë ose për keq te martesa. Po te martesa jote, si ndikon?

  • Çfarë duhet të dish?

  • Ç’mund të bësh?

  • Ja ç’thonë çiftet

  • Pyetje për diskutim

Çfarë duhet të dish?

  • Kur i përdor me mençuri pajisjet elektronike, mund ta forcosh martesën. Për shembull, me anë të tyre disa bashkëshortë komunikojnë me njëri-tjetrin gjatë ditës kur janë larg.

    Gjatë ditës burri i dërgon një stiker zemre gruas, ndërsa janë larg njëri-tjetrit.

    «Një mesazh i shkurtër me fjalët ‘Të dua’ ose ‘Për ty po mendoja’, mund të ketë shumë vlerë.»—Xhonatani.

  • Por, po t’i përdorësh pa ekuilibër pajisjet elektronike, mund ta dobësosh martesën. Për shembull, disa i përdorin pa pushim dhe nuk i kushtojnë kohë e vëmendje të mjaftueshme bashkëshortit.

    «Mendoj se ka pasur raste kur im shoq donte të bisedonte me mua, por s’e ka bërë ngaqë gjithë kohën merresha me telefonin.»—Xhulisa.

  • Disa mendojnë se mund të bëjnë biseda domethënëse me bashkëshortin dhe në të njëjtën kohë të përdorin pajisjet elektronike. Mirëpo, sipas sociologes Sherí Tërkëll, «është e pamundur të bësh shumë gjëra njëherësh e t’u japësh të njëjtën vëmendje». Edhe pse njerëzit mendojnë se kjo është aftësi, faktikisht nuk është. Sociologia thotë se «sa më shumë gjëra të bëjmë në të njëjtën kohë, aq më shumë do të bjerë cilësia e punës».a

    «Kënaqem jashtë mase kur bëj muhabet me burrin, ama jo kur merret edhe me pajisjet elektronike. Kështu më lë përshtypjen se do të ishte rehat edhe pa mua.»—Sara.

Përfundimi: Mënyra si e përdor teknologjinë mund ta ndihmojë ose ta dëmtojë martesën.

Ç’mund të bësh?

Vendos përparësitë. Bibla thotë: ‘Sigurohuni për gjërat më të rëndësishme.’ (Filipianëve 1:10) Pyet veten: «Mos ndoshta pajisjet elektronike na vjedhin kohën dhe vëmendjen që duhet t’i kushtojmë njëri-tjetrit?»

«Është për të ardhur keq kur sheh një burrë e një grua në restorant, të fiksuar pas celularit. Nuk duam të jemi skllevër të teknologjisë dhe të harrojmë atë që është më e rëndësishme, pra marrëdhënien me njëri-tjetrin.»—Mateo.

Vendos kufizime. Bibla thotë: «Bëni shumë kujdes, pra, që të mos ecni si të pamendët, por si të mençurit, duke e shfrytëzuar sa më mirë kohën.» (Efesianëve 5:15, 16) Pyet veten: «A mund të lë një kohë specifike që t’u përgjigjem mesazheve që s’janë urgjente, në vend që të përgjigjem orar pa orar?»

«Për mua është më mirë ta lë pa zë celularin e t’u përgjigjem mesazheve në një moment tjetër. Rrallëherë ndodh që një telefonatë, mesazh ose email të jetë aq urgjent, sa të kërkojë përgjigje të menjëhershme.»—Xhonatani.

Nëse është e mundur, mos e merr punën me vete. Bibla thotë: «Për çdo gjë ka një kohë të caktuar.» (Eklisiastiu 3:1) Pyet veten: «Kur jam në shtëpi, a e përdor celularin edhe për punën? Nëse po, si po ndikon në martesë? Po gruaja, si mendon?»

«Falë teknologjisë mund të punojmë kudo dhe kurdo. Prandaj, kur jam me gruan, përpiqem fort të mos e kontrolloj vazhdimisht celularin për gjërat e punës.»—Mateo.

Diskuto me bashkëshortin për përdorimin e pajisjeve elektronike. Bibla thotë: «Secili të vazhdojë të kërkojë jo interesin e vet, por atë të tjetrit.» (1 Korintasve 10:24) Flitni së bashku për kohën që secili u kushton pajisjeve elektronike dhe nëse duhet të bëni ndonjë ndryshim. Pse mos të filloni me kutinë Pyetje për diskutim.

«Jemi shumë të sinqertë me njëri-tjetrin. Madje flasim hapur nëse mendojmë se njëri nga ne po e përdor pa karar celularin ose tabletën. E kuptojmë se ky mund të kthehet në problem, ndaj i dëgjojmë me vëmendje mendimet e njëri-tjetrit.»—Daniela.

Përfundimi: Ji pronar i mjeteve elektronike, jo shërbëtor i tyre.

Ja ç’thonë çiftet

Trista dhe Xhorxhi.

«Nëse s’e heqim nga dora celularin, mund të çojmë dëm kohën kur mund të flasim si e kemi kaluar ditën. Kemi kaq shumë gjëra të rëndësishme në jetë, ndaj nuk ia vlen të humbim kohë me telefonin, por të rrimë më shumë me bashkëshortin.»—Trista me burrin, Xhorxhin.

Xhonatani dhe Kejtlina.

«Bashkëshortja meriton vëmendjen tënde të plotë. Gjithmonë do të kesh mesazhe, email-e ose lajme për të parë. Ama s’ke pse t’i kontrollosh menjëherë. Nëse, kur nget makinën nuk e përdor celularin ngaqë është me rrezik, pse ta përdorësh në një mënyrë që mund të të rrezikojë martesën?»—Xhonatani me gruan, Kejtlinën.

Pyetje për diskutim

Në fillim, secili nga ju të shqyrtojë pyetjet e mëposhtme. Pastaj, përgjigjet diskutojini me njëri-tjetrin.

  • A ka ndonjë mënyrë që teknologjia jua ka përmirësuar martesën?

  • A mendon se koha që kalon bashkëshorti me pajisjet elektronike ndikon për keq te martesa? Nëse po, si?

  • A beson se bashkëshorti yt mendon se koha që kalon ti me pajisjet elektronike ndikon për keq te martesa? Nëse po, si?

  • A është e domosdoshme të jesh gjithmonë i disponueshëm për t’iu përgjigjur mesazheve? Nëse po, si t’ia bësh që të mos ndikojë për keq te martesa?

  • A ka ndonjë gjë që ti ose bashkëshorti mund të përmirësoni në këtë aspekt?

Përmbledhje: Teknologjia: Po ju bashkon, apo po ju ndan?

Vendos përparësitë. Mos harro atë që ka më tepër rëndësi, pra martesën tënde.

Vendos kufizime. A mund të lësh një kohë specifike që t’u përgjigjesh mesazheve që s’janë urgjente, në vend që të përgjigjesh orar pa orar?

Nëse është e mundur, mos e merr punën me vete. A duhet të jesh gjithmonë në dispozicion të të tjerëve?

Diskuto me bashkëshortin për përdorimin e pajisjeve elektronike. Si ndikon teknologjia te martesa jote? A duhet të bësh ndonjë ndryshim?

a Nga libri Reclaiming Conversation—The Power of Talk in a Digital Age.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo