BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwyp artikulli 92
  • Si të kesh një dietë të balancuar?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të kesh një dietë të balancuar?
  • Të rinjtë pyesin
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është një dietë e balancuar?
  • Si ta ruash një dietë të balancuar?
  • Si të bie në peshë?
    Të rinjtë pyesin
  • Si të fitosh luftën kundër dhjamosjes në moshë të re
    Zgjohuni!—2012
  • Ushqimet me vlera janë brenda mundësive tuaja
    Zgjohuni!—2002
  • A ushqehesh mirë frymësisht?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
Shih më tepër
Të rinjtë pyesin
ijwyp artikulli 92
Një i ri mendon çfarë ushqimi të marrë nga frigoriferi

TË RINJTË PYESIN

Si të kesh një dietë të balancuar?

Me siguri e di se një dietë e pabalancuar, të bën dëm. Të rinjtë që nuk hanë shëndetshëm, shpesh hanë po njësoj edhe kur rriten, prandaj ia vlen të kesh zakone të mira të të ngrënit që tani.

  • Çfarë është një dietë e balancuar?

  • Si ta ruash një dietë të balancuar?

  • Ja ç’thonë moshatarët e tu

Çfarë është një dietë e balancuar?

Bibla thotë se duhet të jemi ‘të përkorë në zakone’, ku futen edhe zakonet e të ngrënit. (1 Timoteut 3:11) Me këtë parim në mendje mbaj parasysh se:

  • Një dietë e balancuar i përfshin të gjitha grupet e ushqimeve. Në 5 grupet e ushqimeve futen produktet e bulmetit, proteinat, frutat, perimet dhe drithërat. Disa heqin nga dieta ndonjë grup ushqimesh, duke menduar se kështu do të bien nga pesha. Por kjo mund ta privojë trupin pikërisht nga ato vlera ushqyese që i duhen.

    Sugjerim: Bëj kërkime ose konsultohu me një mjek që të mësosh pse është e rëndësishme të hamë ushqime të ndryshme. Për shembull:

    Karbohidratet të japin energji. Proteinat e ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet si dhe të formojë e të riparojë indet. Disa yndyrna, kur merren në sasinë e duhur, ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të japin forcë.

    «Përpiqem të ha vakte të shëndetshme duke kombinuar ushqime nga çdo grup. Gjithashtu mendoj se s’është e gabuar që me raste të hash ndonjë çokollatë ose fast food. Ama s’duhet të jetosh veç me këto. Të hash me karar është gjithmonë zgjedhje e mirë.»—Brenda.

    Një i ri për pak sa s’bie nga karrigia me 3 këmbë

    Një dietë pa vlera ushqyese është si një karrige pa një këmbë

  • Një dietë e balancuar nuk shkon në ekstrem. Disa ekstreme janë: të mos hash mjaftueshëm, të hash si llupës ose t’i mohosh vetes ushqimet e preferuara.

    Sugjerim: Për një muaj mbaj shënim ushqimet që ha. Sa shpesh e gjen veten te një nga tri rastet e përshkruara më lart? Ç’mund të bësh që të mbash një dietë të balancuar?

    «Kishte ditë që haja si e babëzitur dhe merrja tepër kalori, dhe ditë që haja me pikatore dhe s’merrja pothuajse asnjë kalori. Më në fund vendosa të mos i numëroja kaloritë, të mos haja me tepri dhe t’i thosha vetes stop kur tashmë isha e ngopur. U desh ca kohë, por tani kam një dietë të balancuar.»—Hejli.

Si ta ruash një dietë të balancuar?

  • Mendo që më përpara. Bibla thotë: «Planet e atij që ngulmon, sjellin me siguri sukses.» (Proverbat 21:5, nwt) Që të kesh zakone të mira të të ngrënit, duhet t’i planifikosh gjërat më përpara.

    «Kërkohet planifikim që të hash shëndetshëm dhe shpesh duhet ta përgatitësh ushqimin në shtëpi. Por ia vlen barra qiranë dhe madje mund të kursesh ca para.»—Tomasi.

  • Zëvendëso ushqimet e pashëndetshme. Bibla thotë: «Ruaje mençurinë.» (Proverbat 3:21) Mençuria të ndihmon të gjesh mënyra si të hash ushqime të shëndetshme dhe të zhvillosh zakone të mira të të ngrënit.

    «Çdo ditë zëvendësoja një ushqim të pashëndetshëm me një të shëndetshëm. Për shembull, në vend të çokollatës, haja mollë. S’kaloi shumë dhe çdo ditë po zëvendësoja mjaft ushqime të pashëndetshme.»—Kia.

  • Ji realist. Bibla thotë: «Ha me gëzim ushqimin tënd.» (Eklisiastiu 9:7) Një dietë e balancuar s’të heq kënaqësinë që të jep ushqimi dhe s’të bën të vrasësh mendjen për çdo thërrime që fut në gojë. Edhe nëse duhet të humbasësh ca kile, mos harro që synimi i dietës është të jesh i shëndetshëm. Ndaj ji realist me veten.

    «Kohët e fundit humba gati 14 kile. Gjatë kësaj kohe asnjëherë nuk ngela pa ngrënë, nuk hoqa dorë nga ndonjë grup ushqimesh dhe as e dënova veten kur haja ndonjë ëmbëlsirë. Pranova se ndryshimet s’ndodhin sa hap e mbyll sytë. Përkundrazi, kjo është një mënyrë e re jetese.»—Melania.

Ja ç’thonë moshatarët e tu

Delejna

«Kur jam jashtë dhe më merr uria, ka gjasa të zgjedh ushqime të pashëndetshme. Ndaj marr bukë me vete ose diçka të lehtë sa për të thyer urinë. Të paktën kështu e di se po ha shëndetshëm.»—Delejna.

Endrju

«Mund të shkurajohesh kur sheh të tjerët që hanë ç’të duan dhe prapë nuk shëndoshen. Por s’ka përse të krahasohesh me ta. Mëso cilat ushqime të bëjnë mirë dhe ato ha.»—Endrju.

Përmbledhje: Si të kesh një dietë të balancuar?

  • Mendo që më përpara. Përgatit ushqimin në shtëpi në vend që të hash ç’të të dalë përpara kur je jashtë.

  • Zëvendëso ushqimet e pashëndetshme. Mbaj gjithmonë diçka të shëndetshme në vend të patatinave ose të pijeve të gazuara.

  • Ji realist. Mos u krahaso me të tjerët.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo