BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwwd kap. 14
  • Mukusi i peshkut-shtrigë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mukusi i peshkut-shtrigë
  • A është projektuar?
  • Material i ngjashëm
  • Mukusi ngjitës i ligavecit
    A është projektuar?
  • Jeta​—Kompleks i mahnitshëm zinxhirësh
    Zgjohuni!—2005
  • Një shqyrtim i ngjyrave dhe i pëlhurave në kohët biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Bashkëpunim i një skuadre për jetën
    A ka një Krijues që interesohet për ju?
Shih më tepër
A është projektuar?
ijwwd kap. 14
Një peshk-shtrigë duke notuar në fund të detit.

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Mukusi i peshkut-shtrigë

Mukusi xhelatinoz, ose hidroxheli, që prodhon peshku-shtrigë ka ngjallur kuriozitetin e shkencëtarëve prej kohësh. Pse gjithë ky interes? Mukusi i peshkut-shtrigë konsiderohet një nga «materialet elastike më të buta që njihen në natyrë».

Shqyrto faktet: Peshku-shtrigë ngjason me ngjalën dhe jeton në shtratin e detit. Kur një grabitqar orvatet ta hajë, peshku sekreton një xhel nga disa gjëndra të veçanta. Ky sekrecion përmban mukus të përbërë nga proteina si edhe mijëra fijeza të gjata me proteina të tjera. Kur të gjitha këto proteina kombinohen së bashku, e kthejnë ujin përreth peshkut në një mukus veshtullor. Mukusi ia bllokon verzat grabitqarit dhe e detyron ta lëshojë menjëherë peshkun e t’ia mbathë nga sytë këmbët.

Mukusi i peshkut-shtrigë ka veti të jashtëzakonshme. Secila nga fijezat e tij proteinike është 100 herë më e hollë se fija e flokut të njeriut, por deri në 10 herë më e fortë se najloni. Në kontakt me ujin e detit, përzierja e mukusit me fijezat formon një strukturë elegante që ngjan me një rrjetë tridimensionale. Kjo strukturë mund të mbajë një sasi uji 26.000 herë më të rëndë se pesha e vet. Në fakt, mukusi është pothuajse 100 për qind ujë!

Shkencëtarët nuk kanë arritur të riprodhojnë një mukus si ai i peshkut-shtrigë. Një studiues thotë: «Ky sistem natyror është jashtëzakonisht kompleks.» Gjithsesi, shkencëtarët synojnë të riprodhojnë gjenetikisht fije proteinike duke përdorur bakteret. Qëllimi është të zhvillojnë një produkt të lehtë, rezistent, elastik dhe biodegradues. Fijet proteinike sintetike mund të përdoren për të prodhuar materiale të qëndrueshme dhe ekologjike për industrinë tekstile dhe për mjekësinë. Vërtet, mundësitë për përdorimin e tij janë të pafundme.

Si mendon? A erdhi me evolucion struktura tejet komplekse e mukusit të peshkut-shtrigë? Apo është projektuar?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo