BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwwd kap. 16
  • Ekolokalizimi i lakuriqëve të natës

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ekolokalizimi i lakuriqëve të natës
  • A është projektuar?
  • Material i ngjashëm
  • Kopshtarët fluturues të pyjeve tropikale të shiut
    Zgjohuni!—2014
  • Lakuriqi i natës më i vogël në botë
    Zgjohuni!—2010
  • Shqisat mahnitëse të botës së kafshëve
    Zgjohuni!—2003
  • Krahu i fluturakëve
    Zgjohuni!—2009
Shih më tepër
A është projektuar?
ijwwd kap. 16
Një lakuriq nate fluturon në shpellë.

A ËSHTË PROJEKTUAR?

Ekolokalizimi i lakuriqëve të natës

Lakuriqët e natës mund ta shohin ambientin përreth edhe pse fluturojnë në errësirë. Gjithsesi, shumica e tyre përdor ekolokalizimin, pra shfrytëzojnë jehonën e tingujve që nxjerrin, për të identifikuar një objekt dhe për të përcaktuar distancën prej tij. Për shembull, disa prej tyre mund të dallojnë nëse aty pranë po fluturon një mushkonjë ose një brumbull, vetëm nga shpejtësia e përplasjes së krahëve të insekteve.

Shqyrto faktet: Pjesa më e madhe e lakuriqëve të natës krijojnë tinguj të vazhdueshëm në laring dhe i projektojnë nëpërmjet gojës ose flegrave të hundës. Pastaj përdorin veshët e tyre të mëdhenj që të kapin jehonën nga pasqyrim i valëve të tingujve që përplasen me objektet e tjera. Falë jehonës, lakuriqi i natës mund të krijojë një imazh 3D të mjedisit përreth. Ai mund të përcaktojë vendndodhjen dhe lartësinë e një objekti si edhe distancën prej tij, pavarësisht nga tingujt që mund të lëshojnë lakuriqët e tjerë të natës.

Ekolokalizimi i tyre duhet të jetë jashtëzakonisht preciz. Mjafton gabimi me një milisekondë (1/​1.000-ta e sekondës) dhe lakuriqi mund të humbë shënjestrën me një distancë prej 17 centimetrash. Sipas disa studiuesve, një precizion më i madh se një milisekondë «duket i pamundur». Prapëseprapë, eksperimentet tregojnë se ekolokalizimi i lakuriqëve të natës ka një precizion prej 10 nanosekondash (1/​100.000.000-ta e sekondës). Kjo u jep mundësi të përcaktojnë distancën me saktësinë e një milimetri, madje edhe më pak.

Studiuesit kanë krijuar një bastun elektronik që ka veçoritë e ekolokalizimit për të ndihmuar të verbrit që të perceptojnë mjedisin përreth dhe të shmangin pengesat, madje edhe ato në lartësi, si për shembull, degën e një peme. Brajan Hoili dhe Din Uotërsi, dy nga projektuesit e bastunit, komentojnë: «Për të krijuar këtë bastun, u frymëzuam kryesisht nga njohuria për aftësinë e jashtëzakonshme të ekolokalizimit të lakuriqëve të natës.»

Një i verbër ecën me shkopin elektronik. Veçoria e ekolokalizimit të shkopit e sinjalizon se hidranti i zjarrfikësve mund t’i pengojë rrugën.

Si mendon? A erdhi me evolucion aftësia e mrekullueshme e ekolokalizimit të lakuriqëve të natës? Apo është projektuar?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo