BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbv artikulli 26
  • Psalmi 46:10—«Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Psalmi 46:10—«Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi»
  • Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kuptimi i Psalmit 46:10
  • Konteksti i Psalmit 46:10
  • Psalmi 37:4—«Gjej kënaqësinë tënde në Zotin»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Pika kryesore nga libri i tretë dhe i katërt i Psalmeve
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Psalmi 23:4—«Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Profecitë japin hollësi për Mesinë
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2016
Shih më tepër
Shpjegim i vargjeve të Biblës
ijwbv artikulli 26

SHPJEGIM I VARGJEVE TË BIBLËS

Psalmi 46:10—«Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi»

«Dorëzohuni dhe dijeni se unë jam Perëndia. Unë do të lartësohem mes kombeve, po, në mbarë tokën do të lartësohem.»—Psalmi 46:10, Përkthimi Bota e Re.

«Ndaluni dhe pranoni që jam Perëndi; do të ngrihem lart midis kombeve, do të ngrihem lart mbi tokë.»—Psalmi 46:10, Përkthimi Diodati i Ri i Rishikuar.

Kuptimi i Psalmit 46:10

Perëndia i nxit të gjithë ta adhurojnë dhe ta pranojnë se Ai e ka të drejtën të qeverisë mbi tokën. Ai ka pushtet dhe autoritet të padiskutueshëm, ndaj kushdo që dëshiron të jetojë përgjithmonë, duhet ta pranojë këtë fakt.—Zbulesa 4:11.

«Dorëzohuni dhe dijeni se unë jam Perëndia.» Në disa përkthime të Biblës, pjesa e parë e këtij pohimi është përkthyer «ndaluni» ose «pushoni». Për këtë arsye, disa e kanë keqkuptuar sikur ky urdhërim do të thotë të rrimë në heshtje në kishë e të mbajmë një qëndrim plot respekt. Mirëpo, shprehja hebraike që është përkthyer «dorëzohuni dhe dijeni se unë jam Perëndia», është një nxitje që vetë Perëndia Jehovaa ua drejton tërë kombeve duke i urdhëruar që të mos e kundërshtojnë më, por të pranojnë se vetëm Ai meriton të adhurohet.

Një nxitje të ngjashme e gjejmë edhe te Psalmi 2. Në këto vargje Zoti premton se do të veprojë kundër atyre që i kundërvihen. Nga ana tjetër, ata që e pranojnë autoritetin e Perëndisë, kërkojnë prej tij drejtim, fuqi dhe mençuri. «Ata që gjejnë strehë tek Ai» ndihen të lumtur dhe të sigurt, sidomos në kohë të vështira.—Psalmi 2:9-12.

«Unë do të lartësohem mes kombeve, po, në mbarë tokën do të lartësohem.» Në të kaluarën, Perëndia Jehova u lartësua kur përdori fuqinë e tij të jashtëzakonshme për të mbrojtur popullin e vet. (Eksodi 15:1-3) Në të ardhmen, ai do të lartësohet në një masë shumë më të madhe kur çdo njeri në tokë t’i nënshtrohet autoritetit të tij dhe ta adhurojë.—Psalmi 86:9, 10; Isaia 2:11.

Konteksti i Psalmit 46:10

Një vepër referimi e quan Psalmin 46 «himn që lartëson fuqinë e Perëndisë, mbrojtësit të plotfuqishëm të popullit të tij». Kur këndonin Psalmin 46, shërbëtorët e Jehovait shprehnin besim tek aftësia e Tij për t’i mbrojtur e për t’i ndihmuar. (Psalmi 46:1, 2) Këto fjalë u kujtonin se Jehovai do t’u gjendej gjithnjë pranë.—Psalmi 46:7, 11.

Për t’ua forcuar besimin te fuqia mbrojtëse e Perëndisë Jehova, ky psalm i ftonte të meditonin për veprat e tij të fuqishme. (Psalmi 46:8) Në veçanti, ai theksonte aftësinë e Zotit për t’i dhënë fund luftës. (Psalmi 46:9) Mund të themi se Jehovai i dha fund luftës në kohët e lashta kur mbrojti popullin e tij nga kombet armike. Megjithatë, Bibla premton se së shpejti Perëndia do të veprojë njësoj në një shkallë edhe më të gjerë kur t’u japë fund luftërave në mbarë tokën.—Isaia 2:4.

A i ndihmon ende Jehovai adhuruesit e tij sot? Po. Në fakt, apostulli Pavël i nxiti fort shërbëtorët e Perëndisë të mbështeteshin tek Ai për ndihmë. (Hebrenjve 13:6) Të vërtetat që gjejmë te Psalmi 46 na forcojnë besimin te fuqia mbrojtëse e Perëndisë. Ato na ndihmojnë ta shohim Perëndinë si ‘strehën dhe forcën tonë’.—Psalmi 46:1.

Lexo kapitullin 46 të Psalmit bashkë me shënimet shpjeguese dhe referimet.

Shih këtë video të shkurtër për të pasur një ide të përgjithshme rreth librit të Psalmeve.

a Jehova është emri i Perëndisë. (Psalmi 83:18) Shih artikullin «Kush është Jehovai?»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo