BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • ijwbv artikulli 59
  • Jeremia 11:11—«Unë do të sjell mbi ta një gjëmë»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Jeremia 11:11—«Unë do të sjell mbi ta një gjëmë»
  • Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Kuptimi i Jeremisë 11:11
  • Konteksti i Jeremisë 11:11
  • Libri biblik numër 24​—Jeremia
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • «Nuk mund të hesht»
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
  • «T’i vura fjalët e mia në gojë»
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
  • A pyet përditë: «Ku është Jehovai?»
    Perëndia na flet nëpërmjet Jeremisë
Shih më tepër
Shpjegim i vargjeve të Biblës
ijwbv artikulli 59

SHPJEGIM I VARGJEVE TË BIBLËS

Jeremia 11:11—«Unë do të sjell mbi ta një gjëmë»

«Prandaj kështu thotë Jehovai: ‘Ja, unë po sjell kundër tyre një të keqe nga e cila nuk do të shpëtojnë dot. Kur të më thërrasin për ndihmë, unë s’do t’i dëgjoj.’»—Jeremia 11:11, Përkthimi Bota e Re.

«Prandaj kështu thotë Zoti: ‘Ja, unë do të sjell mbi ta një gjëmë, nga e cila nuk do të mund të shpëtojnë. Ata do të më klithin, por unë nuk do t’i dëgjoj.’»—Jeremia 11:11, Diodati i Ri—Përkthimi 1991-94.

Kuptimi i Jeremisë 11:11

Perëndia po u drejtohej judenjve që jetonin në ditët e profetit Jeremia. Ngaqë shpërfillnin ligjet e drejta të Jehovaita dhe ndreqjen që profetët e tij u jepnin me dashuri, Perëndia nuk do t’i mbronte nga pasojat tragjike të udhëve të tyre të gabuara.—Proverbat 1:24-32.

«Prandaj kështu thotë Jehovai.» Fjala «prandaj» lidh vargjet pararendëse me ato pasuese. Te Jeremia 11:1-10, Jehovai i tha popullit të tij se e kishin shkelur besëlidhjen ose marrëveshjen e pandryshueshme që paraardhësit e tyre kishin bërë me Perëndinë. (Eksodi 24:7) Në vend që të adhuronin Krijuesin e tyre, judenjtë u përkuleshin idhujve. Kjo apostazi ushqeu çdo lloj ligësie, përfshirë flijimin e fëmijëve.—Jeremia 7:31.

«Ja, unë po sjell kundër tyre një të keqe.» Shpesh kur në Bibël thuhet që Perëndia bën diçka, nënkupton që ai thjesht po e lejon të ndodhë. Pse themi që kjo vlen edhe për atë situatë? Duke iu drejtuar perëndive të rreme dhe duke shpërfillur standardet e dobishme të Jehovait, populli i shkaktoi vetes vuajtje të mëdha. Gjithashtu humbën mbrojtjen e Perëndisë. Si pasojë, një armik i fuqishëm—mbreti i Babilonisë—arriti të pushtonte Jerusalemin dhe t’i çonte në mërgim banorët e tij. Perënditë e rreme, ku populli kishte besuar, nuk i shpëtuan dot.—Jeremia 11:12; 25:8, 9.

Ushtarë babilonas çojnë në mërgim burra, gra e fëmijë judenj. Nga larg duket tymi që del nga rrënojat e Jerusalemit.

«Kur të më thërrasin për ndihmë, unë s’do t’i dëgjoj.» Jehovai nuk i dëgjon lutjet e atyre që i kanë «duart tërë gjak» ose të atyre që shpëtimin e kërkojnë nga perënditë e rreme. (Isaia 1:15; 42:17) Por dëgjon lutjet e atyre që pendohen sinqerisht për udhët e tyre të gabuara dhe me përulësi kthehen tek ai.—Isaia 1:16-19; 55:6, 7.

Konteksti i Jeremisë 11:11

Në vitin 647 p.e.s., Jehovai caktoi Jereminë si profet. Për 40 vjet, Jeremia paralajmëroi popullin e Judës për gjykimin që do të sillte Perëndia. Por ata nuk ia vunë veshin. Gjatë asaj periudhe, profeti shkroi fjalët që gjejmë te Jeremia 11:11. Në fund, në vitin 607 p.e.s., kur Babilonia shkatërroi Jerusalemin, paralajmërimet profetike u plotësuan.—Jeremia 6:6-8; 39:1, 2, 8, 9.

Por libri i Jeremisë ka edhe një mesazh shprese. Jehovai tha: «Pasi të kalojnë 70 vjet në Babiloni, . . . do ta mbaj premtimin duke ju kthyer në këtë vend [atdheu i judenjve].» (Jeremia 29:10) Jehovai ‘e mbajti premtimin’ më 537 p.e.s., kur Babiloninë e pushtuan medët dhe persët. Jehovai lejoi që populli i tij, i shpërndarë në gjithë perandorinë, të kthehej në vendin e vet e të rivendoste adhurimin e pastër.—2 Kronikave 36:22, 23; Jeremia 29:14.

Lexo kapitullin 11 të Jeremisë bashkë me shënimet shpjeguese dhe referimet.

Shih këtë video të shkurtër që i bën një përmbledhje librit të Jeremisë.

a Jehova është përkthimi i zakonshëm në shqip i katër shkronjave hebraike që formojnë emrin e Perëndisë. Për të kuptuar pse mjaft përkthime të Biblës e kanë zëvendësuar emrin e Perëndisë me titullin Zot, lexo artikullin «Kush është Jehovai?»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo