16 ujërat që zbritnin nga rrjedha e sipërme u ndalën. Ato u ngritën si digë shumë larg, në Adam, në qytetin afër Zaretanit, kurse ujërat që zbritnin drejt detit të Arabahut, Detit të Kripur, shteruan pak nga pak. Ujërat kishin ndalur, prandaj populli kaloi e doli përballë Jerikosë.