24 Gideoni dërgoi lajmëtarë në tërë rajonin malor të Efraimit për të thënë: «Zbritni që të sulmoni Midianin dhe merrni nën kontroll çdo va të Jordanit dhe degët e tij deri në Beth-Barah.» Kështu tërë burrat e Efraimit u mblodhën dhe vunë nën kontroll ujërat deri në Beth-Barah bashkë me Jordanin.