-
2 Samuelit 19:43Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
-
-
43 Por burrat e Izraelit u thanë burrave të Judës: «Ne jemi dhjetë fise, prandaj na takon neve ta mbështetim Davidin më shumë se juve. Pse na keni trajtuar me përçmim? A nuk duhej të ishim ne të parët që ta kthenim përsëri mbretin?» Por burrave të Judës u peshoi më shumë fjala se burrave të Izraelit.
-