16 Johanani, biri i Kareahut, dhe krerët e ushtrisë që ishin me të, morën pjesën e popullit të Mizpahut që kishte shpëtuar nga Ismaeli, biri i Netaniahut, pasi ky kishte vrarë Gedaliahun,+ birin e Ahikamit. Ata i kthyen nga Gibeoni burrat, ushtarët, gratë, fëmijët dhe zyrtarët e oborrit.