Shënimi
a Meqenëse orbitat e hënës dhe të tokës janë në trajtë elipsi, përmasat në dukje të diellit e të hënës ndryshojnë pak në varësi të faktit se ku gjenden në orbitat e tyre. Kur hëna ndodhet në pikën më të largët të orbitës nga toka, pjesa më e errët e hijes së hënës mund të mos arrijë fare në sipërfaqen e tokës. Kur kjo ndodh, vrojtuesit në tokë, të cilët gjenden në të njëjtën vijë me këtë hije, shohin një eklips në formë unaze, gjatë të cilit dielli duket si një unazë e shndritshme përreth një hijeje të errët.