Shënimi
c Origjina e këtij emri ka ngjallur debate mes studiuesve. Në hebraisht Moisi do të thotë «i nxjerrë; i shpëtuar nga uji». Historiani Jozef Flavi tha se emri Moisi ishte bashkim i dy fjalëve në gjuhën egjiptiane që do të thoshin «ujë» dhe «i shpëtuar». Edhe sot disa studiues e pranojnë se emri Moisi e ka origjinën nga gjuha egjiptiane, por ata mendojnë se ka më shumë mundësi që ky emër të ketë kuptimin «bir». Gjithsesi ky argumentim bazohet në tingëllimin e ngjashëm të emrit «Moisi» me disa emra egjiptianë. Meqë askush nuk e di saktësisht se si shqiptoheshin në të shkuarën hebraishtja dhe gjuha egjiptiane, këto teori janë thjesht hamendje.