Shënimi
a Ky rregull bazohet kryesisht në veprën e ekonomistit italian të shekullit të 19-të Vilfredo Pareto dhe njihet edhe si parimi i Paretos. Ky parim ka dalë sepse shpesh është parë se 80 për qind e rezultateve arrihen nga rreth 20 për qind e përpjekjeve. Ai vlen për shumë gjëra, por ja një shembull i thjeshtë: kur fshin tapetin, rreth 80 për qind e papastërtisë ndoshta ndodhet në 20 për qind të tij, domethënë në pjesët më të shkelura.