Shënimi
a Jo të gjitha dorëshkrimet e gjetura në Detin e Vdekur pajtohen përpikërisht me tekstin biblik që ka mbijetuar deri në ditët tona. Disa prej tyre tregojnë jo pak ndryshime në tekst. Megjithatë, këto ndryshime nuk nënkuptojnë se është shtrembëruar kuptimi bazë i tekstit. Sipas Patrik Skehanit nga Universiteti Katolik Amerikan, shumica e tyre janë një «ripunim [i tekstit biblik] në përputhje me logjikën bazë të tij. Ndonëse paraqitet në një formë më të zgjeruar, thelbi mbetet i pandryshuar. . . . Pas këtyre përçapjeve, shihet një respekt i sinqertë për tekstin që konsiderohej i shenjtë, dëshira (si do të shpreheshim ne) për ta shpjeguar Biblën me Bibël, pikërisht nëpërmjet transmetimit të thelbit të tekstit.»8
Një komentues tjetër shton: «Pavarësisht nga tërë pasiguritë, mbetet fakti që teksti që kemi sot, në tërësi, paraqit me besnikëri vetë fjalët e autorëve, disa prej të cilëve jetuan rreth tre mijë vjet më parë. Ndaj ne duhet të jemi më se të sigurt se ndërhyrja në tekst nuk ia ka ndryshuar vlerën mesazhit që donte të na përçonte Besëlidhja e Vjetër.»9