Shënimi
a Për shembull, popullsia yoruba në Nigeri ka një besim tradicional në ritrupëzimin e shpirtit. Prandaj, kur një nënë humb fëmijën, vetëm për një periudhë të shkurtër pllakos një hidhërim i madh, pasi një proverb yoruba thotë: «U derdh uji, por nuk u ça kungulli.» Sipas tyre, kjo do të thotë se kungulli që mban ujin, nëna, mund të ketë një fëmijë tjetër—ndoshta një ritrupëzim i të vdekurit. Dëshmitarët e Jehovait nuk ndjekin asnjë nga traditat e bazuara në bestytnitë, të cilat rrjedhin nga idetë e rreme të shpirtit të pavdekshëm dhe të ritrupëzimit dhe që nuk kanë asnjë bazë biblike.—Eklisiastiu 9:5, 10; Ezekieli 18:4, 20.