Shënimi
b Tertuli e falënderoi Feliksin për ‘paqen e madhe’ që i kishte sjellë kombit. Por në të vërtetë, gjatë kohës kur ishte guvernator Feliksi, në Jude kishte më pak paqe se gjatë sundimit të çdo guvernatori tjetër deri në kryengritjen ndaj Romës. Po aq larg së vërtetës ishte edhe pohimi se judenjtë ‘i pranonin me mirënjohjen më të madhe’ reformat që kishte bërë Feliksi. Në të vërtetë, pjesa dërrmuese e judenjve e përbuznin atë, sepse ua kishte nxirë jetën dhe i shtypte mizorisht revoltat.—Vep. 24:2, 3.