Shënimi
a Termi i biologjisë tip (shumës, tipat) i referohet një grupi të madh kafshësh me tipare kryesore të ngjashme në ndërtimin e tyre. Një mënyrë se si shkencëtarët i klasifikojnë të gjitha qeniet e gjalla është përmes një sistemi me shtatë njësi, në të cilin çdo njësi është më specifike se pararendësja. Njësia e parë është mbretëria, kategoria më e gjerë. Kategoritë e tjera janë tipi, klasa, rendi, familja, gjinia dhe lloji. Për shembull, kali klasifikohet kështu: mbretëria: Animalia; tipi: Chordata; klasa: Mammalia; rendi: Perissodactyla; familja: Equidae; gjinia: Equus; lloji: Caballus.