Shënimi
a Si apokrifet (fjalë për fjalë «e fshehur»), ashtu edhe pseudoepigrafet (fjalë për fjalë «shkrime të atribuara në mënyrë të rreme») janë shkrime judaike, të cilat i përkasin periudhës nga shekulli i tretë p.e.s. e deri në shekullin e parë të e.s. Apokrifet janë pranuar nga Kisha Katolike e Romës si pjesë e librave të frymëzuar të Biblës, por judenjtë dhe protestantët i hedhin poshtë këta libra. Pseudoepigrafet shpesh janë shkruar në formë shtjellimesh të tregimeve biblike, që mbajnë emrin e ndonjë personazhi të famshëm biblik.