BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Kronikave 28
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e 2 Kronikave

      • Akazi, mbret i Judës (1-4)

      • Mposhtet nga Siria dhe Izraeli (5-8)

      • Odedi paralajmëron Izraelin (9-15)

      • Juda përulet (16-19)

      • Idhujtaria e Akazit; vdekja e tij (20-27)

2 Kronikave 28:1

Referime anësore

  • +Ho 1:1; Mi 1:1; Mt 1:9
  • +2Mb 16:2

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

2 Kronikave 28:2

Shënimet

  • *

    Ose «shtatore të derdhura».

Referime anësore

  • +1Mb 12:26, 28; 16:33
  • +Eks 34:17

2 Kronikave 28:3

Shënimet

  • *

    Shih Fjalorthin, «Gehena».

Referime anësore

  • +2Kr 33:1, 6; Jr 7:31
  • +Lp 12:31

2 Kronikave 28:4

Referime anësore

  • +Le 26:30
  • +Is 57:4, 5

2 Kronikave 28:5

Referime anësore

  • +2Mb 16:5, 6; 2Kr 24:24
  • +2Sa 8:6; 1Kr 18:5

2 Kronikave 28:6

Referime anësore

  • +2Mb 15:37; Is 7:1
  • +2Kr 15:2; Ps 73:27

2 Kronikave 28:7

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «shtëpinë».

2 Kronikave 28:8

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «nga vëllezërit e tyre».

Referime anësore

  • +1Mb 16:23, 24; 22:51

2 Kronikave 28:9

Referime anësore

  • +Gjy 2:14; 3:8

2 Kronikave 28:10

Referime anësore

  • +Le 25:39, 46; 2Kr 8:9

2 Kronikave 28:14

Referime anësore

  • +2Kr 28:8

2 Kronikave 28:15

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

2 Kronikave 28:16

Referime anësore

  • +2Mb 16:7, 8; Is 7:10-12

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

2 Kronikave 28:18

Referime anësore

  • +2Kr 26:1, 6
  • +2Kr 26:10
  • +Js 15:10, 12
  • +2Kr 11:10
  • +Gjy 14:1

2 Kronikave 28:19

Shënimet

  • *

    Disa herë te 2 Kronikave termi i përgjithshëm «Izrael» përdoret në vend të termit më specifik «Judë».

2 Kronikave 28:20

Referime anësore

  • +2Mb 15:29; 16:7, 8; 1Kr 5:26
  • +2Mb 17:5; Is 7:20

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

2 Kronikave 28:21

Shënimet

  • *

    Ose «pallatin mbretëror».

Referime anësore

  • +2Mb 18:15, 16; 2Kr 12:9

2 Kronikave 28:23

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «perëndive të Damaskut, që e kishin mposhtur».

Referime anësore

  • +2Kr 25:14
  • +2Mb 16:10-13
  • +Jr 44:18

2 Kronikave 28:24

Referime anësore

  • +2Mb 16:17
  • +1Mb 6:33, 34; 2Kr 29:7

2 Kronikave 28:25

Referime anësore

  • +1Mb 14:22, 23; 2Mb 15:32, 35; 2Kr 21:5, 11; 33:1, 3

2 Kronikave 28:26

Referime anësore

  • +2Mb 16:19

2 Kronikave 28:27

Referime anësore

  • +2Kr 21:16, 20; 33:20

Përkthime të tjera

Kliko numrin e një vargu për të shfaqur vargje të ngjashme biblike.

Të përgjithshme

2 Kron. 28:1Ho 1:1; Mi 1:1; Mt 1:9
2 Kron. 28:12Mb 16:2
2 Kron. 28:21Mb 12:26, 28; 16:33
2 Kron. 28:2Eks 34:17
2 Kron. 28:32Kr 33:1, 6; Jr 7:31
2 Kron. 28:3Lp 12:31
2 Kron. 28:4Le 26:30
2 Kron. 28:4Is 57:4, 5
2 Kron. 28:52Mb 16:5, 6; 2Kr 24:24
2 Kron. 28:52Sa 8:6; 1Kr 18:5
2 Kron. 28:62Mb 15:37; Is 7:1
2 Kron. 28:62Kr 15:2; Ps 73:27
2 Kron. 28:81Mb 16:23, 24; 22:51
2 Kron. 28:9Gjy 2:14; 3:8
2 Kron. 28:10Le 25:39, 46; 2Kr 8:9
2 Kron. 28:142Kr 28:8
2 Kron. 28:162Mb 16:7, 8; Is 7:10-12
2 Kron. 28:182Kr 26:1, 6
2 Kron. 28:182Kr 26:10
2 Kron. 28:18Js 15:10, 12
2 Kron. 28:182Kr 11:10
2 Kron. 28:18Gjy 14:1
2 Kron. 28:202Mb 15:29; 16:7, 8; 1Kr 5:26
2 Kron. 28:202Mb 17:5; Is 7:20
2 Kron. 28:212Mb 18:15, 16; 2Kr 12:9
2 Kron. 28:232Kr 25:14
2 Kron. 28:232Mb 16:10-13
2 Kron. 28:23Jr 44:18
2 Kron. 28:242Mb 16:17
2 Kron. 28:241Mb 6:33, 34; 2Kr 29:7
2 Kron. 28:251Mb 14:22, 23; 2Mb 15:32, 35; 2Kr 21:5, 11; 33:1, 3
2 Kron. 28:262Mb 16:19
2 Kron. 28:272Kr 21:16, 20; 33:20
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Lexo në Përkthimi Bota e Re (bi12)
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
2 Kronikave 28:1-27

Libri i dytë i Kronikave

28 Akazi+ ishte 20 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 16 vjet në Jerusalem. Ndryshe nga Davidi, paraardhësi i tij, ai nuk bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait.+ 2 Përkundrazi, eci në gjurmët e mbretërve të Izraelit+ dhe madje bëri statuja prej metali*+ të Baalëve. 3 Për më tepër, ai paraqiti tym blatimesh në Luginën e Birit të Hinomit* dhe i dogji bijtë e vet në zjarr,+ duke ndjekur zakonet e neveritshme të kombeve+ që Jehovai kishte dëbuar para izraelitëve. 4 Akazi bënte edhe flijime e paraqiste tym blatimesh në vendet e larta,+ mbi kodra dhe nën çdo pemë të harlisur.+

5 Prandaj Jehovai, Perëndia i tij, e dha në dorë të mbretit të Sirisë.+ Ky e mposhti dhe mori prej tij një numër të madh robërish që i çoi në Damask.+ Perëndia e dha edhe në dorë të mbretit të Izraelit, i cili shkaktoi një masakër të madhe. 6 Kështu Pekahu,+ biri i Remaliahut, në një ditë të vetme vrau 120.000 veta në Judë, të gjithë burra trima, sepse kishin braktisur Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tyre.+ 7 Edhe Zikri, një luftëtar nga Efraimi, vrau Masejahun, birin e mbretit, Azrikamin, i cili ishte përgjegjës për pallatin mbretëror,* dhe Elkanahun, që ishte i dyti pas mbretit. 8 Përveç kësaj, izraelitët zunë rob 200.000 gra dhe fëmijë nga judenjtë;* morën edhe shumë plaçkë, që e çuan në Samari.+

9 Por atje ishte një profet i Jehovait që quhej Oded. Ai i doli para ushtrisë që po vinte në Samari dhe u tha: «Ja, duke qenë se Jehovai, Perëndia i paraardhësve tuaj, ishte i zemëruar me Judën, ai jua dha në dorë,+ por ju i masakruat me një tërbim aq të madh, sa ka arritur deri në qiej. 10 Dhe tani po mendoni ta ktheni popullin e Judës dhe të Jerusalemit në shërbyes e shërbyese për veten tuaj.+ Por, a nuk jeni edhe ju fajtorë para Jehovait, Perëndisë tuaj?! 11 Prandaj më dëgjoni dhe kthejini robërit që keni zënë mes vëllezërve tuaj, sepse zemërimi i Jehovait kundër jush është i zjarrtë.»

12 Atëherë disa nga krerët e efraimitëve, Azariahu, biri i Jehohananit, Berekiahu, biri i Meshilemotit, Jehizkiahu, biri i Shalumit dhe Amasa, biri i Hadlait, u përballën me ata që po vinin nga fushata ushtarake 13 dhe u thanë: «Mos i sillni këtu robërit, sepse do të bëheshim fajtorë para Jehovait. Kjo që doni të bëni, do t’i shtojë mëkatet dhe fajin tonë, sepse tashmë kemi boll faj, dhe zemërimi i Perëndisë kundër Izraelit është i zjarrtë.» 14 Kështu ushtarët e armatosur ua dorëzuan si robërit, edhe plaçkën,+ princave dhe gjithë kongregacionit. 15 Atëherë burrat që ishin caktuar, u ngritën, morën robërit dhe, të gjithë atyre që ishin të zhveshur, u dhanë rroba nga gjërat e plaçkitura. Kështu i veshën, u dhanë sandale, ushqim, pije dhe vaj për lëkurën. Përveç kësaj, ata që nuk kishin fuqi i çuan me gomarë te vëllezërit e tyre, në Jeriko, në qytetin e palmave. Pastaj u kthyen në Samari.

16 Në atë kohë, mbreti Akaz u kërkoi ndihmë mbretërve të Asirisë.+ 17 Edomitët erdhën përsëri, sulmuan Judën dhe morën me vete robër. 18 Edhe filistinët+ sulmuan qytetet e Shefelahut+ dhe të Negebit në Judë. Ata pushtuan Beth-Shemeshin,+ Ajalonin,+ Gederotin, Sokon me fshatrat e tij, Timnahun+ me fshatrat e tij dhe Gimzon me fshatrat e tij, dhe u vendosën me banim në to. 19 Jehovai e përuli Judën për shkak të Akazit, mbretit të Izraelit,* ngaqë e la Judën të shfrenohej dhe, si pasojë, populli u tregua shumë i pabesë ndaj Jehovait.

20 Me kalimin e kohës, Tilgath-Pilneseri,+ mbreti i Asirisë, erdhi kundër tij dhe, në vend që ta ndihmonte, i shkaktoi mjaft vështirësi.+ 21 Vërtet Akazi e kishte zhveshur shtëpinë e Jehovait, shtëpinë e mbretit*+ e të princave, dhe ia kishte dhënë si dhuratë mbretit të Asirisë, por kjo s’i vlejti për asgjë. 22 Gjatë asaj periudhe të vështirë, mbreti Akaz u tregua edhe më i pabesë me Jehovain. 23 Ai filloi t’u bënte flijime perëndive të Damaskut,+ adhuruesit e të cilave e kishin mposhtur,*+ dhe tha: «Meqë perënditë e mbretërve të Sirisë po i ndihmojnë ata, unë do t’u bëj flijime atyre, që të më ndihmojnë edhe mua.»+ Por ato u bënë shkak për rënien e tij dhe të të gjithë Izraelit. 24 Për më tepër, Akazi mblodhi pajisjet e shtëpisë së Perëndisë së vërtetë, i bëri copë-copë,+ mbylli dyert e shtëpisë së Jehovait+ dhe bëri altarë për vete në çdo cep të Jerusalemit. 25 Në të gjitha qytetet e Judës, ai ngriti vende të larta për t’u paraqitur tym blatimesh perëndive të tjera+ duke e fyer Jehovain, Perëndinë e paraardhësve të tij.

26 Pjesa tjetër e historisë së tij, gjithë veprat që bëri, nga e para deri tek e fundit, është shkruar në Librin e Mbretërve të Judës dhe të Izraelit.+ 27 Në fund Akazi u preh me paraardhësit e tij dhe e varrosën në qytet, në Jerusalem, por jo në varret e mbretërve të Izraelit;+ në vend të tij u bë mbret i biri, Hezekia.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo