BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Kronikave 1
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e 2 Kronikave

      • Kërkesa e Solomonit për mençuri (1-12)

      • Pasuria e Solomonit (13-17)

2 Kronikave 1:1

Referime anësore

  • +1Kr 29:25; Ek 2:9; Mt 6:28, 29; 12:42

2 Kronikave 1:3

Shënimet

  • *

    Shih Fjalorthin.

  • *

    Shih Fjalorthin.

  • *

    Shih Fjalorthin.

Referime anësore

  • +1Mb 3:4; 1Kr 21:29

2 Kronikave 1:4

Referime anësore

  • +1Kr 13:5
  • +1Kr 16:1

2 Kronikave 1:5

Shënimet

  • *

    Ose «kërkonin drejtimin e Tij».

Referime anësore

  • +Eks 38:1, 2
  • +Eks 31:2-5

2 Kronikave 1:6

Referime anësore

  • +1Mb 3:4

2 Kronikave 1:7

Referime anësore

  • +1Mb 3:5-9

2 Kronikave 1:8

Referime anësore

  • +2Sa 7:8
  • +1Kr 28:5; Ps 89:28, 29

2 Kronikave 1:9

Referime anësore

  • +2Sa 7:12; 1Kr 28:6; Ps 132:11
  • +Zn 13:14, 16

2 Kronikave 1:10

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «të dal e të hyj para popullit».

Referime anësore

  • +Pr 2:6; Jk 1:5
  • +Ps 72:1, 2

2 Kronikave 1:11

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «shumë ditë».

Referime anësore

  • +1Mb 3:10-13, 28

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Kulla e Rojës,

    1/12/2005, f. 19

  • Treguesi i botimeve

    w05 1/12 19

2 Kronikave 1:12

Referime anësore

  • +1Kr 29:25; 2Kr 9:22; Ek 2:9

2 Kronikave 1:13

Referime anësore

  • +1Mb 3:4

2 Kronikave 1:14

Shënimet

  • *

    Ose «kalorës».

  • *

    Ose «kalorës».

Referime anësore

  • +Lp 17:16; 1Mb 4:26
  • +2Kr 8:5, 6
  • +2Kr 9:25

2 Kronikave 1:15

Referime anësore

  • +1Mb 10:21
  • +1Mb 10:27; 2Kr 9:27

2 Kronikave 1:16

Shënimet

  • *

    Një mundësi tjetër «nga Egjipti dhe nga Kueja; tregtarët e mbretit i blinin nga Kueja», ndoshta i referohet Kilikisë.

Referime anësore

  • +2Kr 9:28
  • +1Mb 10:28, 29

Përkthime të tjera

Kliko numrin e një vargu për të shfaqur vargje të ngjashme biblike.

Të përgjithshme

2 Kron. 1:11Kr 29:25; Ek 2:9; Mt 6:28, 29; 12:42
2 Kron. 1:31Mb 3:4; 1Kr 21:29
2 Kron. 1:41Kr 13:5
2 Kron. 1:41Kr 16:1
2 Kron. 1:5Eks 38:1, 2
2 Kron. 1:5Eks 31:2-5
2 Kron. 1:61Mb 3:4
2 Kron. 1:71Mb 3:5-9
2 Kron. 1:82Sa 7:8
2 Kron. 1:81Kr 28:5; Ps 89:28, 29
2 Kron. 1:92Sa 7:12; 1Kr 28:6; Ps 132:11
2 Kron. 1:9Zn 13:14, 16
2 Kron. 1:10Pr 2:6; Jk 1:5
2 Kron. 1:10Ps 72:1, 2
2 Kron. 1:111Mb 3:10-13, 28
2 Kron. 1:121Kr 29:25; 2Kr 9:22; Ek 2:9
2 Kron. 1:131Mb 3:4
2 Kron. 1:14Lp 17:16; 1Mb 4:26
2 Kron. 1:142Kr 8:5, 6
2 Kron. 1:142Kr 9:25
2 Kron. 1:151Mb 10:21
2 Kron. 1:151Mb 10:27; 2Kr 9:27
2 Kron. 1:162Kr 9:28
2 Kron. 1:161Mb 10:28, 29
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Lexo në Përkthimi Bota e Re (bi12)
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
2 Kronikave 1:1-17

Libri i dytë i Kronikave

1 Solomoni, biri i Davidit, po forcohej gjithnjë e më shumë në mbretërinë e tij dhe Jehovai, Perëndia i tij, ishte me të dhe e bëri tejet të madh.+

2 Solomoni thirri gjithë Izraelin, krerët e mijësheve dhe të qindësheve, gjykatësit dhe tërë prijësit e Izraelit, krerët e shtëpive atërore. 3 Atëherë Solomoni dhe gjithë kongregacioni* shkuan në vendin e lartë* në Gibeon,+ sepse atje ndodhej tenda e takimit* e Perëndisë së vërtetë, tenda që kishte bërë në shkretëtirë Moisiu, shërbëtori i Jehovait. 4 Megjithatë Davidi e kishte çuar arkën e Perëndisë së vërtetë nga Kiriat-Jearimi+ në vendin që ai kishte përgatitur për të; ai kishte ngritur një tendë në Jerusalem.+ 5 Kurse altarin prej bakri+ që kishte bërë Bezaleli,+ biri i Urit, bir i Hurit, e kishin vënë përpara tabernakullit të Jehovait dhe atje, para altarit, luteshin* Solomoni dhe kongregacioni. 6 Solomoni bëri blatime përpara Jehovait, dhe paraqiti 1.000 blatime të djegura mbi altarin prej bakri+ të tendës së takimit.

7 Atë natë, Perëndia iu shfaq Solomonit dhe e pyeti: «Më thuaj, ç’dëshiron të të jap?»+ 8 Atëherë Solomoni i tha Perëndisë: «Ti ke treguar shumë dashuri besnike për Davidin,+ babanë tim, dhe më bëre mua mbret në vend të tij.+ 9 Tani, o Perëndi Jehova, le të përmbushet premtimi që i bëre babait tim, Davidit,+ sepse ti më ke bërë mbret të një populli të shumtë si grimcat e pluhurit të tokës.+ 10 Më jep mençuri dhe njohuri,+ që t’i prij këtij populli,* sepse kush mund ta gjykojë popullin tënd të madh?»+

11 Atëherë Perëndia i tha Solomonit: «Meqë e ke dashur këtë me gjithë zemër dhe nuk ke kërkuar pasuri, begati e nderim ose vdekjen e atyre që të urrejnë, e as ke kërkuar jetë të gjatë,* por mençuri dhe njohuri që të gjykosh popullin tim, mbi të cilin të kam vënë mbret,+ 12 unë po të jap mençuri dhe njohuri. Do të të jap edhe pasuri, begati e nderim, aq sa asnjë mbret para teje nuk i ka pasur dhe asnjë pas teje nuk ka për t’i pasur.»+

13 Kështu, nga vendi i lartë në Gibeon,+ nga tenda e takimit, Solomoni erdhi në Jerusalem dhe mbretëroi në Izrael. 14 Solomoni grumbulloi karroca dhe kuaj.* Ai kishte 1.400 karroca lufte dhe 12.000 kuaj,*+ që i mbante në qytetet e karrocave+ dhe pranë mbretit në Jerusalem.+ 15 Mbreti bëri që në Jerusalem ari dhe argjendi të ishin të shumtë si gurët,+ kurse drurët e cedrit të ishin me bollëk si fiqtë e Egjiptit në Shefelah.+ 16 Solomoni importonte kuaj nga Egjipti+ dhe tregtarët e mbretit i merrnin tufa-tufa* me një çmim të caktuar.+ 17 Çdo karrocë importohej nga Egjipti për 600 monedha argjendi dhe një kalë për 150. Pastaj ata ua eksportonin të gjithë mbretërve të hititëve dhe mbretërve të Sirisë.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo