BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • 2 Kronikave 25
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

Përmbajtja e 2 Kronikave

      • Amaziahu, mbret i Judës (1-4)

      • Lufta me Edomin (5-13)

      • Idhujtaria e Amaziahut (14-16)

      • Lufta me Jehoasin, mbretin e Izraelit (17-24)

      • Vdekja e Amaziahut (25-28)

2 Kronikave 25:1

Referime anësore

  • +2Mb 14:1-6

2 Kronikave 25:3

Referime anësore

  • +2Kr 24:26

2 Kronikave 25:4

Referime anësore

  • +Lp 24:16

2 Kronikave 25:5

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «të zgjedhur».

Referime anësore

  • +1Sa 8:11, 12
  • +Nu 1:2, 3

2 Kronikave 25:6

Shënimet

  • *

    Një talentë ishte 34,2 kg. Shih Shtojcën B14.

2 Kronikave 25:7

Referime anësore

  • +2Kr 19:2

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Gjykim i thellë

2 Kronikave 25:8

Referime anësore

  • +2Kr 14:11; 20:6

2 Kronikave 25:9

Referime anësore

  • +1Sa 2:7; Pr 10:22; Hg 2:8

Treguesit

  • Mjet kërkimesh

    Fletëstudimi për mbledhjen «Jeta dhe shërbimi»,

    5/2023, f. 7

2 Kronikave 25:11

Referime anësore

  • +2Sa 8:13; Ps 60:Mbishkrimi
  • +2Mb 14:7; 2Kr 20:10, 11

2 Kronikave 25:13

Referime anësore

  • +2Kr 25:9
  • +1Mb 16:29
  • +2Kr 8:3, 5

2 Kronikave 25:14

Referime anësore

  • +Eks 20:3, 5; Lp 7:25; 2Kr 28:22, 23

2 Kronikave 25:15

Referime anësore

  • +2Kr 24:20; Ps 115:8; Jr 2:5; 10:5

2 Kronikave 25:16

Referime anësore

  • +2Kr 16:10; 18:25, 26
  • +Is 30:10
  • +1Sa 2:25; Pr 29:1

2 Kronikave 25:17

Shënimet

  • *

    Ose «të ndeshemi ballë për ballë».

Referime anësore

  • +2Mb 14:8-10

2 Kronikave 25:19

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «ti e ke mundur».

  • *

    Ose «në pallatin mbretëror».

Referime anësore

  • +2Kr 25:11

2 Kronikave 25:20

Referime anësore

  • +2Mb 14:11-14
  • +2Kr 22:7
  • +2Kr 25:14

2 Kronikave 25:21

Referime anësore

  • +Js 21:8, 16; 1Sa 6:19

2 Kronikave 25:22

Shënimet

  • *

    Fjalë për fjalë «tendën».

2 Kronikave 25:23

Shënimet

  • *

    Quhet edhe Ahaziah.

  • *

    Rreth 178 m. Shih Shtojcën B14.

Referime anësore

  • +Ne 8:16; 12:38, 39
  • +2Kr 26:9; Jr 31:38; Za 14:10

2 Kronikave 25:24

Shënimet

  • *

    Ose «nën kujdesin e».

Referime anësore

  • +1Mb 7:51; 15:18; 2Mb 24:12, 13; 25:13-15; 2Kr 12:9

2 Kronikave 25:25

Referime anësore

  • +2Mb 14:1
  • +2Mb 13:10
  • +2Mb 14:17-20

2 Kronikave 25:27

Referime anësore

  • +2Mb 12:20; 15:8, 10; 21:23

Përkthime të tjera

Kliko numrin e një vargu për të shfaqur vargje të ngjashme biblike.

Të përgjithshme

2 Kron. 25:12Mb 14:1-6
2 Kron. 25:32Kr 24:26
2 Kron. 25:4Lp 24:16
2 Kron. 25:51Sa 8:11, 12
2 Kron. 25:5Nu 1:2, 3
2 Kron. 25:72Kr 19:2
2 Kron. 25:82Kr 14:11; 20:6
2 Kron. 25:91Sa 2:7; Pr 10:22; Hg 2:8
2 Kron. 25:112Sa 8:13; Ps 60:Mbishkrimi
2 Kron. 25:112Mb 14:7; 2Kr 20:10, 11
2 Kron. 25:132Kr 25:9
2 Kron. 25:131Mb 16:29
2 Kron. 25:132Kr 8:3, 5
2 Kron. 25:14Eks 20:3, 5; Lp 7:25; 2Kr 28:22, 23
2 Kron. 25:152Kr 24:20; Ps 115:8; Jr 2:5; 10:5
2 Kron. 25:162Kr 16:10; 18:25, 26
2 Kron. 25:16Is 30:10
2 Kron. 25:161Sa 2:25; Pr 29:1
2 Kron. 25:172Mb 14:8-10
2 Kron. 25:192Kr 25:11
2 Kron. 25:202Mb 14:11-14
2 Kron. 25:202Kr 22:7
2 Kron. 25:202Kr 25:14
2 Kron. 25:21Js 21:8, 16; 1Sa 6:19
2 Kron. 25:23Ne 8:16; 12:38, 39
2 Kron. 25:232Kr 26:9; Jr 31:38; Za 14:10
2 Kron. 25:241Mb 7:51; 15:18; 2Mb 24:12, 13; 25:13-15; 2Kr 12:9
2 Kron. 25:252Mb 14:1
2 Kron. 25:252Mb 13:10
2 Kron. 25:252Mb 14:17-20
2 Kron. 25:272Mb 12:20; 15:8, 10; 21:23
  • Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
  • Lexo në Përkthimi Bota e Re (bi12)
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re 2019
2 Kronikave 25:1-28

Libri i dytë i Kronikave

25 Amaziahu ishte 25 vjeç kur u bë mbret dhe mbretëroi 29 vjet në Jerusalem. Nëna e tij quhej Jehoadana dhe ishte nga Jerusalemi.+ 2 Ai bëri atë që ishte e drejtë në sytë e Jehovait, por jo me gjithë zemër. 3 Me të forcuar mbretërinë, vrau shërbëtorët që i kishin vrarë të atin, mbretin.+ 4 Megjithatë nuk i vrau djemtë e tyre, duke vepruar sipas asaj që është shkruar në Ligj, në librin e Moisiut, ku Jehovai urdhëronte: «Baballarët nuk duhet të vdesin për mëkatin e fëmijëve, dhe fëmijët nuk duhet të vdesin për mëkatin e baballarëve. Gjithsekush duhet të ekzekutohet për mëkatin e vet.»+

5 Amaziahu mblodhi banorët e Judës dhe i grupoi sipas shtëpive atërore, sipas krerëve të mijësheve dhe sipas krerëve të qindësheve. Ai veproi kështu me gjithë Judën e Beniaminin.+ Regjistroi ata nga mosha 20 vjeç e lart+ dhe pa se ishin 300.000 luftëtarë të stërvitur* për të shërbyer në ushtri, të aftë për të përdorur heshtën dhe mburojën e madhe. 6 Veç kësaj, pajtoi për 100 talenta* argjendi 100.000 luftëtarë të fuqishëm nga Izraeli. 7 Por një njeri i Perëndisë së vërtetë erdhi tek ai dhe i tha: «O mbret, mos e lër ushtrinë e Izraelit të vijë me ty, sepse Jehovai nuk është me Izraelin,+ me asnjë nga efraimitët. 8 Dil vetë, vepro dhe ji i guximshëm në betejë! Përndryshe, Perëndia i vërtetë mund të të rrëzojë përpara armikut, sepse Perëndia ka fuqi të të ndihmojë+ dhe të të rrëzojë.» 9 Atëherë Amaziahu i tha njeriut të Perëndisë së vërtetë: «Po si i bëhet me 100 talentat që u kam dhënë trupave të Izraelit?» Njeriu i Perëndisë së vërtetë iu përgjigj: «Jehovai mund të të japë shumë më tepër se aq.»+ 10 Kështu Amaziahu i ktheu mbrapsht trupat që kishin ardhur tek ai nga Efraimi, dhe i dërgoi në vendin e tyre. Por ata u zemëruan shumë me Judën dhe u kthyen në vendin e tyre të zemëruar në kulm.

11 Pastaj, Amaziahu mori zemër dhe u priu trupave të veta ushtarake në Luginën e Kripës,+ ku vrau 10.000 burra të Seirit.+ 12 Burrat e Judës zunë rob edhe 10.000 të tjerë, të cilët i çuan në majë të shkrepit e i hodhën që andej, dhe të gjithë ata u bënë copë-copë. 13 Por disa nga burrat e ushtrisë që Amaziahu i kishte kthyer mbrapsht për të mos shkuar me të në luftë,+ sulmuan qytetet e Judës, nga Samaria+ deri në Beth-Horon,+ dhe vranë 3.000 prej tyre e morën plaçkë të madhe.

14 Pasi mundi edomitët, Amaziahu u kthye dhe me vete solli perënditë e burrave të Seirit. I vuri si perëndi+ për veten dhe filloi të përkulej para tyre e t’u paraqiste tym blatimesh. 15 Atëherë Jehovait iu ndez zemërimi kundër Amaziahut dhe i dërgoi një profet, i cili i tha: «Pse ke adhuruar perënditë e këtij populli, perëndi që nuk e çliruan dot popullin e tyre nga dora jote?»+ 16 Ndërsa ai fliste, mbreti i tha: «Mos të kemi caktuar ty si këshilltar të mbretit?!+ Pusho!+ Mos do që të vdesësh?!» Atëherë profeti pushoi, por shtoi: «Unë e di që Perëndia ka vendosur të të shkatërrojë, sepse ke bërë këtë dhe nuk e ke dëgjuar këshillën time.»+

17 Pasi Amaziahu, mbreti i Judës, u konsultua me këshilltarët e tij, i dërgoi këtë mesazh Jehoasit, birit të Jehoahazit, që ishte biri i Jehut, mbretit të Izraelit: «Të ndeshemi në betejë!»*+ 18 Jehoasi, mbreti i Izraelit, i dërgoi këtë mesazh Amaziahut, mbretit të Judës: «Gjembaçi i Libanit dërgoi t’i thoshin cedrit të Libanit: ‘Ma jep vajzën tënde si nuse për djalin tim.’ Por një egërsirë e Libanit kaloi andej dhe e shkeli gjembaçin. 19 Ti ke thënë: ‘Ja, unë e kam mundur* Edomin!’+ Prandaj zemra t’u bë arrogante, dhe deshe lavdi. Por qëndro në shtëpinë tënde.* Pse të marrësh në qafë veten dhe Judën bashkë me ty?»

20 Por Amaziahu nuk dëgjoi,+ sepse kjo gjë vinte prej Perëndisë së vërtetë, me qëllim që t’i jepte ata në duart e armikut,+ pasi kishin adhuruar perënditë e Edomit.+ 21 Kështu Jehoasi, mbreti i Izraelit, shkoi dhe u ndesh në betejë me Amaziahun, mbretin e Judës, në Beth-Shemesh+ të Judës. 22 Juda u mund nga Izraeli, kështu që secili ia mbathi në shtëpinë* e vet. 23 Jehoasi, mbreti i Izraelit, e kapi rob në Beth-Shemesh Amaziahun, mbretin e Judës, birin e Jehoasit, që ishte biri i Jehoahazit.* Pastaj e çoi në Jerusalem dhe hapi një të çarë 400 kute* në murin e Jerusalemit, nga Porta e Efraimit+ deri në Portën e Qoshes.+ 24 Ai mori tërë arin dhe argjendin, gjithë sendet që ishin në shtëpinë e Perëndisë së vërtetë me* Obed-Edomin, si edhe në thesarin e shtëpisë së mbretit.+ Mori edhe pengje, e më pas u kthye në Samari.

25 Amaziahu,+ biri i Jehoasit, mbretit të Judës, jetoi edhe 15 vjet pas vdekjes së Jehoasit,+ birit të Jehoahazit, mbretit të Izraelit.+ 26 Pjesa tjetër e historisë së Amaziahut, nga fillimi deri në fund, a nuk është shkruar në Librin e Mbretërve të Judës dhe të Izraelit? 27 Që kur Amaziahu nuk e ndoqi më Jehovain, kundër tij filluan të thurnin një komplot+ në Jerusalem. Ai ia mbathi në Lakish, por dërguan njerëz që ta ndiqnin, të cilët e vranë atje. 28 Kështu e sollën me kuaj dhe e varrosën me paraardhësit e tij në qytetin e Judës.

Botimet shqip (1993-2025)
Shkëputu
Hyr me identifikim
  • shqip
  • Dërgo
  • Parametrat
  • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
  • Kushtet e përdorimit
  • Politika e privatësisë
  • Parametrat e privatësisë
  • JW.ORG
  • Hyr me identifikim
Dërgo