Psalmi
Mantelin e madhështisë ka hedhur krahëve!
Jehovai është veshur me fuqi
e si një brez e mban të ngjeshur në mes.
Toka është ngritur mbi themele të forta e nuk luan vendit.*
4 Por ti, o Jehova, o i madhërishëm atje lart në qiej,
je më i fuqishëm se ujërat e paana që buçasin,+
më i fuqishëm se dallgët e detit që shkulmojnë.+