Këngë e ngjitjeve.
129 «Pareshtur më kanë sulmuar që në rini»,+
—le të thotë tani Izraeli:
2 «Pareshtur më kanë sulmuar që në rini,+
e megjithatë nuk më kanë mundur.+
3 Brazda të gjata kanë hapur mbi kurrizin tim+
si të ishte një tokë që lërohet.»
4 Por Jehovai është i drejtë,+
litarët e të ligjve i këput.+
5 Të poshtëruar do të turpërohen e do të sprapsen,
po, të gjithë ata që e urrejnë Sionin.+
6 Do të bëhen si bari mbi çati,
që thahet para se të shkulet
7 e s’ia mbush dorën atij që korr,
as krahët atij që mbledh duaj.
8 Kalimtarët s’do t’u thonë:
«Jehovai ju bekoftë!
Ju bekojmë në emër të Jehovait!»