Kënga e Solomonit
E kërkova, por nuk e gjeta.+
2 Do të çohem e nëpër qytet do të dal,
nëpër rrugë e nëpër sheshe,
dashurinë e zemrës sime* të kërkoj.
E kërkova, por nuk e gjeta.
3 Takova rojat tek kontrollonin qytetin+ dhe i pyeta:
‘A e keni parë atë që do zemra ime?’*
E pushtova dhe nuk e lashë të ikte
derisa e çova në shtëpinë e nënës sime,+
në dhomën e asaj që më solli në jetë.
5 M’u betoni, o bija të Jerusalemit,
m’u betoni për gazelat dhe për drenushat e fushës
se nuk do të përpiqeni ta zgjoni dashurinë tek unë derisa të çelë vetë.»+
6 «Ç’po ngrihet kështu nga shkretëtira si shtyllë tymi,
me aromë mirre dhe me temjan të bardhë,
me lloj-lloj aromatikësh tregtarësh?»+
7 «Shikoni, është vigu mbretëror* i Solomonit.
Gjashtëdhjetë trima e rrethojnë,
ndër të fuqishmit e Izraelit,+
8 me shpata armatosur,
në luftë të stërvitur,
me shpata në brez,
nga tmerret e natës ta mbrojnë.»