Isaia
16 Dërgoni një dash nga Sela,
përmes shkretëtirës,
te sundimtari i vendit, në malin e qytetit të Sionit.
3 «Jep një këshillë, zbatoje vendimin.
Në mes të ditës bëje hijen tënde të dendur si nata.
Fshihi të shpërndarët dhe mos i tradhto ata që ia mbathin.
4 Të shpërndarët e mi, le të banojnë te ti, o Moab!
Bëhu për ta një strehë për t’u fshehur nga shkatërruesi.+
Shtypësi do të zhduket,
shkatërrimi do të marrë fund,
dhe ata që i shkelnin të tjerët me këmbë, do të fshihen nga faqja e dheut.
5 Atëherë një fron do të bëhet i patundur, i themeluar mbi dashurinë besnike.
Ai që do të ulet në të, në tendën e Davidit, do të jetë besnik.+
Ai do të gjykojë me paanshmëri dhe do ta zbatojë pa vonesë drejtësinë.»+
6 Kemi dëgjuar për krenarinë e tepruar të Moabit,+
për fodullëkun, krenarinë dhe furinë e tij;+
megjithatë fjalët e tij boshe s’do të dalin të vërteta.
Të dërrmuarit do të rënkojnë për kuleçtë e stafidheve të Kir-Haresetit.+
8 Se brezaret me vreshta janë tharë në Heshbon,+
edhe hardhia e Sibmahut;+
sundimtarët e kombeve i kanë shkelur degët e saj në të kuqe të ndezur;*
ato kishin arritur deri në Jazer+
dhe ishin përhapur nëpër shkretëtirë.
Degëzat e saj ishin harlisur dhe kishin arritur deri në det.
9 Prandaj do të qaj për hardhinë e Sibmahut, siç qaj për Jazerin.
Do të të laj me lot, o Heshbon dhe Elealeh,+
sepse britma juaj për frutat e verës dhe për të korrat ka marrë fund.*
Në shtypëset e rrushit nuk po nxirret më verë,
sepse kam bërë që të pushojë çdo brohoritje.+
11 Ja pse thellë brenda meje dridhem për Moabin,+
si telat e harpës,
dhe zemra më qan për Kir-Haresetin.+
12 Moabi sfilitet në vendet e larta dhe shkon për t’u lutur në shenjtëroren e tij, por nuk arrin asgjë.+
13 Kjo është fjala që tha më parë Jehovai për Moabin. 14 Ndërsa tani Jehovai thotë: «Brenda tre vjetësh, sipas viteve të një mëditësi,* lavdia e Moabit do të çnderohet. Do të ketë trazira të shumta të çdo lloji, dhe ata që do të mbeten, do të jenë të pafuqishëm e të paktë në numër.»+